E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia e Tiranës zhvillon për 6-tin vit aktivitetin, “Dita e Tokës”

TIRANë- Për të 6-tin vit radhazi Bashkia e Tiranës ka zhvilluar sot aktivitetin “Dita e Tokës” i cili në bashkëpunim edhe me Ambasadën Amerikane synon shtimin e hapësirave të gjelbra në kryeqytetin shqiptar.
Kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama premtoi se do të punohet që hapësira e Tiranës të jetë çdo ditë e më e gjelbër.
Duke falenderuar ambasadën amerikane për bashkëpunimin dhe ambasadorin John Withers për pjesmarrjen në aktivitetin zhvilluar në lulishten pas Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës, Rama u shpreh se, "në vitin e 6-të që ne kremtojmë këtë aktivitet, kemi bërë shumë për të transformuar hapësirën e kryeqytetit. Sot ka shumë më tepër pemë dhe metra katrorë të gjelbëruar se 6 vjet më".
Sipas burimeve të Bashkisë së Tiranës, “Dita e Tokës” (Earth Day) shënon fillimin e një fushate të madhe sensibilizuese prej saj, nën sloganin “Kujdesu për Planetin Tokë”, që me këtë rast i përgjigjet apelit për ruajtjen e Planetit Tokë, nevojën e ruajtjes së burimeve natyrore të Tokës e duke i shprehur njëkohësisht mirënjohjen Planetit tonë, i cili mbështet të gjitha format e jetës.
“Dita e Tokës” është një aktivitet që organizohet që nga 22 prilli i 1970-ës, kur 20 milionë qytetarë amerikanë iu përgjigjën apelit të senatorit amerikan Gaylord Nelson, duke u mobilizuar në një manifestim historik në mbrojtje të Planetit Tokë.
Sot, nën këtë parim aktual, më shumë se kurrë do të ketë një mobilizim edhe më të madh nga 174 vende të botës, mes të cilëve edhe kryeqyteti shqiptar, Tirana.
Të gjithë, pavarësisht nga raca, seksi, nga sa fitojnë apo në ç’pjesë të botës jetojnë, kanë të drejtën morale të kenë një ambient të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm. “Dita e Tokës” prej 40 vitesh bazohet kryesisht në këtë parim.
(e.n/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›