Dënon 3 gjermanë dhe 1 shqiptar, u kapën me 40 kg heroinë
TIRANE- Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë sot dënimet për autorët që u kapën me lëndë narkotike të tipit heroinë në fillim të Majit të vitit të kaluar në pikën kufitare të Kakavijës. Krimet e Rënda kanë dhënë dënimet për tre shtetasit gjermanë të arrestuar si dhe për njërin prej ortakëve të një lokali luksoz në Fier, i cili mendohet se është njëri prej organizatorëve krysorë të trafikut.
Përkatësisht dënimet e dhëna nga gjykata e Krimeve të Rënda janë shtetasi gjerman Daniel Englert është dënuar me 14 vjet heqje lirie, shtetasi tjetër gjerman Franz Kiacsek me 11 vjet heqje lirie dhe shtetësja tjetër gjermane Regina Kiacesk me 11 vjet heqje lirie. Ndërkohë Albert Pëllumbaj njëri prej pronarëve të lokalit në Fier u dënua me 13 vjet heqje lirie. Gjykata dënoi katër shtetasit e sipërpërmendur nën akuzat e trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim.
Në fillim të majit në pikën kufitare të Kakavijës policia arrestoi tre shtetas gjermanë dhe dy shqiptarë, pasi organizuan dhe tentuan të kalojnë nga Shqipëria në Greqi 40 kg heroinë në rrugë ilegale. Dy shtetasit gjermanë Franc dhe Rexhina Kiacek kryenin detyrën e transportuesve. Shtetasi i tretë gjerman, Daniel Hengel, i cili mendohet se është organizatori dhe blerësi i drogës në Fier, u arrestua në të njëjtën ditë brenda ambienteve të aeroportit të Rinasit teksa po tentonte të largohej në drejtim të Gjermanisë.
Ndërsa, dy shqiptarët fierakë, të arrestuar në banesat e tyre mendohet se janë organizatorët dhe pronarët e mallit që po tentohej të kalohej në Greqi dhe më pas në shtetin bavarez. Ndërkohë dosja e shqiptarit tjetër Zaim Tafa, vazhdon të shqyrtohet nga gjykata e Krimeve të Rënda.
(m.a/News24/BalkanWeb)