Banorët e Roskovecit në protestë: Zbardhni vrasjen e Fatmir Xhindit
ROSKOVEC- Banorë të qytetit të Roskovecit kanë protestuar pasditen e djeshme në sheshin kryesor me kërkesën për zbardhjen e vrasjes së ish deputetit Fatmir Xhindi.
Qindra qytetarë i kanë kërkuar qeverisë, presidentit dhe parlamentit gjetjen e autorëve të kësaj vrasje misterioze që edhe pse po mbush vitin, ende nuk ka motiv dhe autor.
Në emër të familjes së ish deputetit Xhindi ka folur Mimoza Xhindi. Ajo i kërkoi organeve shtetërore të mos heshtin sepse ndryshe, tha ajo, kjo nënkupton implikim të shtetit në vrasje.
“Kaluan ditë, javë, muaj dhe viti i vrasjes së vëllait tonë erdhi. Pse zoti president nuk po reagoni, pse zoti kryeministër po heshtni, po ju zonja prokurore nënë vetë a jeni, drejtësinë në vend pse nuk po e coni? Pse gjithë ky mister, ku fshihet e vërteta, sa do të zgjasë kjo heshtje, sa vlen për ju jeta? Kjo tregon se ju kohën pas po e ktheni, të mirët po i vrisni , që vetë të kalëroni. Nuk mbahet karrigia me gjak e plumba. Zoti kryeministër ju bëjmë thirrje, nëse nuk keni dorë në vrasjen e vëllait tonë Fatmirit reagoni bashkë me kolegët tuaj të kabinetit sa nuk është vonë. Me këtë heshtje nuk është vrarë vetëm Fatmiri , por është vrarë e gjithë zona e tij” u shpreh Mimoza Xhindi.
Deputeti socialist Armando Subashi ftoi popullin e Roskovecit në protesta për të ndalur sipas tij represionin qeveritar.
Më pas protestuesit bllokuan rrugën nacionale Fier- Berat duke marshuar përgjatë kësaj rruge me parrulla në duar ku i kërkohej qeverisë punësim, siguri dhe zbardhjen e vrasjes së deputetit Xhindi dhe rezultateve të votimit të qershorit të kaluar.
(e.n/news24/BalkanWeb)