E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britney Spears denoncon gazetat: Lajme false për mua

LOS ANGELES- Këngëtarja i ka “cjerrë maskat” gazetave që kanë shkruar lajme të pavërteta për të. Pak muaj më parë Spears, morri guximin të vërë para drejtësisë të gjitha gazetat që në harkun kohor të 2009 kanë shkruajtur lajme të rreme për të.

Në listë janë "National Enquirer", tabloidi i përjavshëm britanik dhe "Globe", të dyja sigurisht të akuzuara për shpifje.

Artikujt e publikuara në këto tabloide, Spears i ka publikuar edhe në sitin e saj zyrtar, me mbishkrimin “Hidhini një sy këtyre badallallëqeve”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›