E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përmbytjet, banorët e Shkodrës në protestë

SHKODER- Qindra banorë të Shkodrës por edhe zonave periferike kanë protestuar në qendër të qytetit për situatën e përmbytjeve. Të mbështetur edhe nga deputetë socialistë ata kanë marshuar në rrugët e Shkodrës me pankarta në duar, ndërsa me ta janë solidarizuar edhe të tjerë të cilët protestonin për ekonominë, situatës sociale, cmimet dhe energjinë.
Deputeti socialist Ilir Beqja ka akuzuar qeverinë si përgjegjëse për përmbytjen e tretë që po përjeton sot Shkodra, duke e konsideruar si një keqmenaxhim të qëllimshëm të kaskadës së Drinit.

“Para 4 muajsh kryeministri na tha që përmbytja në Shkodër ndodh një herë në 100 vjet, e që nga ajo kohë ka nodhur 3 herë. Para 2 javësh na u mburr se Shqipëria është vendi i dytë për eksport, pikërisht për eksportin e energjisë dhe ky eksport energjie po e përmbyt për herë të tretë nënShkodrën. Sot qeveria e keqmenazhon kaskadën e Drinit sepse vetëm nga eksporti i energjisë do të vjedhë për interesa të oborrit politik të kryeministrit dhe atyre që janë rreth tij” u shpreh Beqja.

Sipas deputetit socialist, banorët janë të detyruar të protestojnë për përmbytjen e tretë ndërkohë që ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për përmbytjet e para.
Mandej Beqja ftoi protestuesit ti bashkohen protestes së madhe të 30 prillit në kryeqytet.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›