Kryetari i Komunës Ferizaj, balotazh mes PDK e LDK
FERIZAJ- Organizatat joqeveritare, INPO dhe D4D, kanë publikuar rezultatet preliminare të zgjedhjeve për Kryetar të Ferizajt, sipas të cilave kandidati PDK-së Agim Aliu dhe ai LDK-së Adem Salihaj shkojnë në balotazh. Në zgjedhje kanë marrë pjesë rreth 31.07% e zgjedhësve, ndërsa janë numëruar rreth 117 qendra votimi sic raportojnë mediat kosovare. Po sipas tyre pritet të numërohen edhe 7 qendra të tjera, si edhe votat me kusht.
Agim Aliu i PDK-së ka marrë 40.8 për qind të votave, Adem Salihaj i LDK-së 24.2, Faton Topalli i Vetëvendosjes 16.7 për qind të votave, derisa Naim Ferati i AAK-së ka marrë 10 për qind të votave, Burim Ademi i PD-së me 2.62 për qind, Rrahim Sadiku kandidat i pavarur me 0.5 për qind dhe Ramadan Emini i LB-së 0.4 për qind tw votave.
Rezultate përafërsisht të njëjta, sipas Kosovapress, kanë dhanë edhe shtabet zgjedhore të partive politike.
(ma.ar/BalkanWeb)