E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mauritania njeh pavarësinë e Kosovës

Mauritania njeh pavarësinë e Kosovës. Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Jashtme në Prishtinë e cila thekson se Republika Islamike e Mauritanisë, më 12 janar 2010, ka marrë vendimin që të njohë Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.
"Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës Islamike të Mauritanisë, është e bindur se ky vendim hap mundësi të mëdha për zhvillimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe bashkëpunimit me interes të ndersjelltë në të gjitha fushat" thuhet më tej në deklaratën e Ministrisë së Jashtme kosovare.
Mauritania, e cila ndodhet në Afrikën Veriperëndimore, është vendi i 65-të që njeh Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›