E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama: Amerika do të mbështesë me ndihma Haitin

Presidenti i Shba-së Barak Obama në një konference për shtyp ka deklaruar se Amerika do të mbështesë me ndihma Haitin si dhe po kordinon punët për të evidentuar numrin e shtetasve amerikane që ndodhen atje.
Presidenti Obama premtoi se menëjherë drejt Haitit do të dërgohen ushqime, medikamente dhe ujë të pijshëm si dhe ndihma për të shpëtuar të mbijetuarit nën rrënoja.
Në konferencën për shtyp presidenti Obama dha edhe një numër telefoni për të gjithë ata amerikanë të cilet ndodhen në Haiti apo kanë informacione më të detajuara.
Një termet i fuqishëm ka goditur sot Haitin në afërsi të kryeqytetit Porto Princ, duke shkaktuar mijëra të vdekur dhe shkatërrime të ndërtesave në rajonin e varfër.
Sipas ekspertëve, ky është termeti më i fuqishëm që ka goditur atë zonë në 200 vjet.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›