Bashkia gjobit firmën e rrugëve
SHKODER - Bashkia e Shkodrës merr masa për firmat që nuk respektojnë standardet dhe cilësinë e punimeve gjatë rregullimit të infrastrukturës së qytetit.
Njëra prej tyre është penalizuar për shkak të mangësive të konstatuara gjatë punës për rikonstruksionin e rrugës “Nazmi Kryeziu”. Plot 320 mijë lekë është dëmi financiar që firma “Karl Gega” është e detyruar të paguajë në arkën e Bashkisë Shkodër. “Askënd nuk do të lejojmë që të tallet me fondet e taksapaguesve shkodranë, duke i ndërtuar rrugët jashtë standardeve apo duke i zvarritur pambarimisht”, pohoi kryebashkiaku i Shkodrës, Lorenc Luka. Kanë qenë shqetësimet e banorëve në rrugën “Nazmi Kryeziu” në lidhje me shpërthimin e ujërave të zeza që ka detyruar Bashkinë e Shkodrës të ngrejë një grup pune me urgjencë për verifikimin në vend të situatës. Nga kontrolli ka rezultuar se kishte shembje, dëmtim dhe bllokim me materiale inerte të pusetave ekzistuese. Pusetat ishin të mbuluara me asfaltin e rrugës, duke lënë gjithë rrjetin jashtë funksionit. Ndërsa në rrjetin e ujësjellësit është konstatuar se nga firma sipërmarrëse nuk janë kryer punimet në ndërtimin e dy pusetave kryesore të linjës së re të ujësjellësit, fakt që ka penguar vënien në eficencë të funksionimit të linjës së ujësjellësit. Pas dëmtimeve të konstatuara është ngarkuar Ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve që të bëjë të gjitha riparimet e këtyre mangësive si dhe zhdëmtimin e shumës prej 320 mijë lekësh nga ana e firmës, që ka bërë rikonstruksionin e kësaj rruge. r.d