Policia: Kërcënimet ndaj Sulo Gradecit, pa rrezik
TIRANE – “Nuk ka asgjë serioze në kërcënimin e pretenduar nga Sulo Gradecit, shoqëruesi personal i ish-diktatorit Enver Hoxha.
Burime të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, kanë pohuar dje në mesditë për gazetën “Panorama”, se pas lajmërimit me telefon nga familja Gradeci, një patrullë e Komisariatit të policisë nr.2, ka verifikuar situatën. Ngjarja sipas burimeve të policisë, nuk ka qenë serioze pasi patrullat blu, kanë mbërritur në adresën e banimit të shoqëruesit të ish-diktatorit dhe kanë verifikuar e kontrolluar të gjithë zonën dhe banesën e Sulo Gradecit. “Shërbimet e policisë nuk kanë zbuluar apo të kenë vënë re probleme apo persona të dyshimtë”, pohoi për gazetën një efektiv policie në zonën e ish-Bllokut. Të njëjtat burime pohuan se shqetësimi i ish-shoqëruesit personal të Hoxhës, mund të ketë qenë i drejtë dhe për këtë fakt ata kanë kryer verifikimet përkatëse. Gradeci, aktualisht në moshë të thyer jeton në një apartament në rrugën “Sami Frashëri”. Ai lajmëroi sallën operative të Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ndërsa kishte pohuar se njerëz të panjohur i trokisnin në derë dhe e shanin apo fyenin e kërcënonin. Gradeci ka lajmëruar policinë, duke u ndjerë i shqetësuar nga këto veprime. Ai njihet nga njerëzit e ish- Bllokut dhe të ish-Byrosë Politike, si njeriu më i afërt i familjes dhe shoqëruesi personal i ish-diktatorit Hoxha. d.b