“Sekretaret e gjykatës “gënjyen” ministrin Alibeaj”
TIRANE – “Sekretaret e Gjykatës së Tiranës kanë abuzuar me raportet e përditshme që i kanë dërguar ministrit të Drejtësisë”.
Ky ishin konkluzioni i raportit të Ministrisë së Drejtësisë, pas monitorimit për disa ditë të raporteve ditore të sekretareve për ministrin, të cilat, iu bënë me dije administratës gjyqësore të kryeqytetit, në një mbledhje pas orarit të punës. Raporti i përpiluar nga Inspektorati i Ministrisë iu lexua dje sekretareve nga kancelari i gjykatës, i cili citoi të gjitha shkeljet e kryera nga sekretaret, ku në fakt asnjë prej tyre nuk i kishte shpëtuar gabimeve në punë. Sipas raportit, problemet më të mëdha, të evidentuara gjatë kontrollit dhe të pasqyruara në raport kishin të bënin me faktin se sekretaret nuk i kishin shkruar si duhet raportimet e përditshme për ministrin. Në mjaft raste ato nuk kanë raportuar për oraret e fillimit dhe mbarimit të seancave, ndërsa shpeshherë kanë shënuar orare fiktive. Problem i rëndë dukej fakti se, ishin konstatuar mjaft raste kur ka pasur përplasje me oraret, ose kur kanë deklaruar që një gjyqtar ka marrë pjesë në të njëjtën orë në dy procese të ndryshme. Në raste të tilla, duke iu referuar raporteve ditore të sekretareve, është shënuar se bëhet fjalë për diferenca që kanë qenë nga 5 deri 10 minuta. Ndërkohë, në fund të raportit që iu lexua dje sekretareve, deri më datë 10 korrik i është lënë detyrë kancelarit që të marrë masa për të gjitha sekretaret e përmendura në raport, të cilat kanë kryer shkeljet më të rënda. fa.ma.