E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthimet e guroreve dëmtojnë 50 shtëpi

BERAT - Shpërthimet e firmave të guroreve po dëmtojnë shtëpitë në Urën Vajgurore, por nga ana tjetër jeta e banorëve është në rrezik. 

Një shpërthim ka dëmtuar dje 50 shtëpi, 20 prej të cilave u është shkatërruar plotësisht çatia. Të ndodhur para kësaj situate, banorët e tre lagjeve të Gurit Bardhë kanë bërë një peticion me 1700 firma dhe ia kanë dërguar bashkisë së qytetit, prefekturës dhe qeverisë. Ata kërkojnë që të ndërpritet në mënyrë urgjente aktiviteti i këtyre firmave. Pas kësaj ngjarjeje, Bashkia e Urës Vajgurore ngriti një komision për të parë nga afër dëmtimet e shkaktuara nga shpërthimet e lëndëve plasëse. Kryetari i Bashkisë, Syrja Ormeni, pohoi se do të dalë në një vendim konkret pasi komisioni i ngritur prej tij të ketë bërë vlerësimet e dëmeve përkatëse.                              d.xh

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›