Delijorgji përplas KLD-në me ministrinë
Ministria e Drejtësisë reagoi dje pas deklaratës së KLD-së për shkarkimin e tre gjyqtarëve që i dhanë pafajësi Mihal Delijorgjit gjatë gjykimit të tij në Durrës katër vjet më parë.
Fatos Mahmutaj
Në një njoftim zyrtar të këtij institucioni thuhet se: “Ministri i Drejtësisë, pavarësisht paragjykimeve dhe diskutimeve që shoqërojnë këtë rast, shpreh bindjen për zgjidhjen e drejtë të çështjes, vetëm nëpërmjet respektimit rigoroz të dispozitave procedurale mbi procesin e rregullt disiplinor ligjor”. Çka lë të kuptohet faktin se, ministri i Drejtësisë nuk do të kërkojë procedim disiplinor për gjyqtarët para se ata të paraqesin relacionin e tyre në lidhje me shkeljet e konstatuara nga Inspektorati i Këshillit të Lartë të Drejtësisë. “KLD ka paraqitur më datë 26 qershor 2008 relacionin e shoqëruar me dokumentet përkatëse, ku ka kërkuar nga Ministria e Drejtësisë “për të vlerësuar për procedimin disiplinor të gjyqtarëve të Gjykatës së Apelit Ushtarak Tiranë Shaqir Gradica, Naum Pejo e Ylli Minka”, thuhet në njoftimin, ku pohohet se në bazë të ligjeve, ministri është autoriteti që vendos fillimin e procedimit disiplinor në KLD. Duke argumentuar pretendimin për të mos “u nxituar” në këtë kërkesë, ministria pohon se në ushtrimin e kësaj kompetence, ministri mban në konsideratë të drejtën e gjyqtarëve për një procedim të rregullt disiplinor. “Në kuadër të kësaj të drejte dhe në zbatim të ligjit, ministri do të informojë në mënyrë të qartë e të detajuar gjyqtarët mbi faktet në ngarkim të tyre, si dhe mbi dokumentet që janë grumbulluar gjatë verifikimit të shkeljeve të pretenduara disiplinore nga inspektorati i KLD-së, me qëllim pritjen e pretendimeve me shkrim prej tyre dhe vlerësimin krahasues të këtyre pretendimeve ndaj konkluzioneve të kontrollit”, -thuhet më tej në njoftimin e ministrisë. Ndërsa përmendet se procedura e fundit para se çështja të dërgohet në KLD, pritet që ministri të njihet me vlerësimin e gjyqtarëve. Në respektim së të drejtave kushtetuese e ligjore të gjyqtarëve, ministri do të çmojë dhe vendosë mbi kërkesën e përshtatshme që duhet depozituar në KLD, e cila sipas ministrisë do të gjejë mbështetje vetëm në ligj dhe në prova”. Ndaj ankesës publike mbi çështjen gjyqësore “Delijorgji”, reagoi dje edhe Inspektorati i KLD-së. Kreshnik Spahiu, zëvendëskryetari i këtij institucioni, i ka referuar relacionin e Inspektoratit, ministrit Enkelejd Alibeaj, me qëllim vlerësimin prej tij, nëse ka vend për të filluar një procedim disiplinor ndaj tre gjyqtarëve të Apelit Ushtarak: Shaqir Gradica, Ylli Minka e Naun Pejo. Shkak për inicimin e një procedimi të mundshëm, sipas konkluzioneve të inspektoratit të KLD-së, lidhet me vlerësimin që do i bëhen shkeljeve të konstatuara gjatë kontrollit të inspektorëve në dosjen gjyqësore të Mihal Delijorgjit. Gjyqtarët, kanë gjykuar për llogari të Apelit Durrës, çështjen penale ndaj Delijorgjit, i akuzuar për “falsifikim të vulave, stampave ose formularëve” dhe “kontrabandë me mallra të tjera”. Pas dënimit në Fakt, Delijorgji ka fituar pafajësinë në Apel, duke i shpëtuar edhe një detyrimi rreth një milion euro që i detyrohej shtetit si pasojë e kontrabandës.
Nis gjyqi, Delijorgji s‘pagoi uzinën e Gramshit
TIRANE – Gjykata e Tiranës filloi dje shqyrtimin e kërkesë-padisë së uzinës së Çekinit Gramsh, për të bllokuar të gjitha produktet e dala nga çmontimi i predhave të Mihal Delijorgjit. Padia u depozitua pak ditë më parë në gjykatë nga drejtuesit e Uzinës së Armatimit, të cilët akuzuan Delijorgjin se nuk kishte paguar detyrimet ndaj këtij institucioni. Me paratë e Delijorgjit uzina do të paguante punëtorët që nuk kishin marrë rrogat për shkak se biznesmeni nuk kishte shlyer detyrimet. Ndërkohë, tre javë më parë një tjetër gjyqtar në këtë institucion pranoi kërkesën e drejtorit të Uzinës Mekanike të Armatimit në Çekin të Gramshit, për të bllokuar produktet, që kanë dalë nga demontimi i predhave të artilerisë, për t’i shitur ato në mënyrë që të shlyhen pagesat e punëtorëve. Gjykata argumentoi në atë vendim se gjithçka midis Mihal Delijorgjit dhe Drejtorisë së Uzinës së Armatimit në Gramsh ka nisur më 25 shkurt të këtij viti kur është nënshkruar një kontratë për demontimin e 40380 predhave të artilerisë 100 milimetër kundrejt një pagese 170 lekë të reja për copë, ose e thënë ndryshe në përfundim të procesit të punës shoqëria “Alba Demil” do të paguante uzinën me 6.864.600 lekë. Puna për demontimin ka vazhduar deri më 15 mars, kur shpërtheu uzina e Gërdecit dhe firma “Alba Demil”, presidenti i saj Mihal Delijorgji dhe drejtori i Përgjithshëm Dritan Minxolli u morën në përgjegjësi penale. Deri në këtë moment, në Gramsh ishin demontuar 14.095 predha, duke dalë si produkte 4.310 kilogramë bakër; 17.665 kilogramë tritol dhe 136 kilogramë ekzogjen. Ndërsa detyrimi i firmës “Alba Demil” për uzinën e Çekinit duhet të ishte 2.396.150 lekë të reja, të cilat nuk janë paguar ende. Duke mos pasur rrugë tjetër zgjidhjeje që të marrë pagesën, Drejtoria e Uzinës Mekanike iu drejtua Gjykatës së Tiranës, duke i kërkuar bllokimin e më pas sekuestrimin e produkteve që kanë dalë nga demontimi i predhave dhe më pas t’i shesë ato në ankand shtetëror dhe me fitimin të shlyejë rrogat e prapambetura të punëtorëve. Për të vërtetuar këtë pretendim Uzina e Armatimit depozitoi në gjykatë bashkë me kërkesën për sigurimin e padisë edhe të gjitha provat shkresore. Kështu, gjyqtari i çështjes administroi në proces, një kopje të kontratës noteriale së lidhur midis “Alba Demil” sh.a., dhe Uzinës Mekanike Gramsh e firmosur nga krerët e dy shoqërive, Mihal Deelijorgji dhe Fiqiret Mato. Po kështu, pala paditëse solli në proces edhe procesverbale të ndryshëm dhe fatura që kishin të bënin me sasinë e punës së përditshme në Uzinë, si dhe sasitë me municione që dërgonte “Alba Demil” dhe që i çmontonte uzina. Ndërsa, pala e paditur në proces nuk arriti të sillte ndonjë faturë të paguar për llogari të Uzinës Mekanike. Më tej përfaqësuesi i palës paditëse pohoi se, kontrata konsiderohej e prishur në momentin që firma “Alba Demil” u penalizua nga shteti për ngjarjen e rëndë të Gërdecit, dhe pas kësaj ishte e pamundur të komunikohej me krerët e kësaj shoqërie në mënyrë që të shlyhej pagesa e parashikuar në kontratë. fa.ma.
Hetohet edhe paketimi i fishekëve nga Delijorgji
TIRANE – Mihal Delijorgji dhe kompania e tij “Alba Demil” po hetohen nga Prokuroria, nëse janë përfshirë në paketimin e municioneve dhe heqjen e mbishkrimeve kineze në fishekët shqiptarë, që ndërmarrja MEICO i ka shitur kompanisë amerikane AEY në pronësi të Efraim Diverolit. Grupi hetimor i Prokurorisë së Përgjithshme ka dyshime se, me ndërhyrjen e ish-kreut të MEICO Ylli Pinari, biznesmeni Mihal Delijorgji kishte hyrë në aktivitetin e paketimit të fishekëve, që niseshin nga Shqipëria në drejtim të Kabulit. Prokuroria ka dokumentuar tashmë 13 dëshmi nga persona që kanë punuar në fabrikën e Mihal Delijorgjit në Gërdec, të cilët pranojnë se për disa muaj me radhë janë marrë me nxjerrjen e fishekëve nga arkat e vjetra të drurit me mbishkrime kineze dhe paketimin e tyre në kuti kartoni, të cilat më pas ngarkoheshin me avionë dhe niseshin drejt Afganistanit. Sipas hetimeve të Prokurorisë, koha kur punëtorët tregojnë se kanë kryer këtë aktivitet në Gërdec, përkon me kohën kur ndërmarrja MEICO po i shiste municione kompanisë AEY të Efraim Diverolit. Gjatë deklarimeve të tij pas arrestimit, por edhe ditët e fundit kur është marrë në pyetje në burgun 313, biznesmeni Mihal Delijorgji ka mohuar çdo implikim të tij në aktivitetin e ripaketimit të fishekëve. Megjithatë, sipas të dhënave të siguruara nga Prokuroria, ka dyshime të forta se Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji kanë pasur lidhje me kompaninë EVDIN me qendër fiktive të deklaruar në Qipro. Kjo kompani hyri në aktivitetin e ripaketimit të fishekëve, pasi Ylli Pinari arriti të largonte biznesmenin Kosta Trebicka. Pas hyrjes në lojë të kompanisë EVDIN, çmimi i fishekëve që i shiteshin kompanisë amerikane është rritur nga 22 dollarë në 40 dollarë për 1 mijë copë. Rritja e kostos justifikohej me shpenzimet që bëheshin gjatë ripaketimit të fishekëve dhe futjes së tyre në kuti kartoni, në mënyrë që të ulej edhe pesha e ngarkesave që transportoheshin me avionë drejt Kabulit.