Bashkia, ish fusha e Aviacionit bëhet Park Kombëtar
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës prezantoi projektin për kthimin e një ish fushës së Aviacionit në një Park Kombëtar.
Në vend të zonës së populluar përgjithësisht nga mbeturinat, sipas projektit të prezantuar do të ketë sipërfaqe të gjelbra, por edhe ambiente shplodhëse për të moshuar dhe fusha lojrash për fëmijët.
Sipas kreut të bashkisë, Edi Rama aty do të ketë pemë të shumëllojshme, aksesore të domosdoshëm si fushat e lojrave me dorë, pistat e vrapimit, këndet e lojërave për fëmijët dhe këndet shlodhëse për të moshuarit. Nuk do të mungojë edhe një hapësirë e gjerë këmbësorësh.
Hapësira e gjelbër, sipas projektit do të jetë 50 metra e gjerë dhe një kilometër e gjatë. Ndërkohë që janë parashikuar edhe ndërtesa të ulëta, të cilat do të ofrojnë shërbime si bar kafe, librari, banjo publike etj. “Ky do të jetë parku i dytë më i madh në kryeqytet pas Parkut Kombëtar”- tha Rama.