Vrau nenen, akuza kerkon 18 vjet burgim
Tirane- Prokuroria e Tiranes ka kerkuar dje denimin me 18 vjet burg per Viktor Prendin. Ne konkluzionet e tij perfundimtare, akuza ka kerkuar dje shpalljen fajtor te te pandehurit te akuzuar per vrasjen e nenes se tij, Dile Prendi 58-vjece. Sipas hetimeve te kryera nga prokuroria ka rezultuar se ngjarja ka ndodhur me 9 janar te ketij viti, kur 38-vjecari ekzekutoi me automatik te llojit "Kallashnikov" nenen e tij, duke e akuzuar ate drejtperdrejti per vdekjen e te atit. Gjate leximit te konkluzioneve te tij perfundimtare, prokuroria ka shpjeguar se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Prush te komunes Vaqarr. Gjate deklarimeve te tij, i pandehuri ka shpjeguar se e ka vrare nenen e tij sepse ai nuk e duronte dot me. Po ashtu i pandehuri ka shpjeguar se nena e tij ishte fajtore per vdekjen e te atit, pasi ajo e urrente dhe nuk kujdesej per te. Prendi akuzohet nga Prokuroria se ka konsumuar vepren penale te "vrasjes me paramendim". Ne seancen e radhes, mbrojtja do te jape edhe deklarimet e saj perfundimtare.
R.C
R.C