E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qafe-Gjashta, Aliaj refuzon te deshmoje

Redinalda Caushaj

Tirane- Deshmitari okular i ngjarjes se ndodhur ne Qafe-Gjashte 12 vjet me pare, ka refuzuar te paraqitet per te dhene shpjegime. Eduart Aliaj eshte kontaktuar pas shume tentativash, nga ana e Gjykates se Krimeve te Renda. Gjate seances gjyqesore trupi gjykues i kryesuar nga ana e gjyqtarit Fran Prendi, ka sqaruar se deshmitari eshte kontaktuar nga ana e sekretarise gjyqesore, per te dhene deklarimet e tij ne lidhje me ngjarjen. Ne pergjigjen e tij, Aliaj ka shpjeguar se nuk deshiron qe te vije e te jape shpjegime per ngjarjen e ndodhur. Pas refuzimit, prokurori i ceshtjes i ka kerkuar trupit gjykues qe te lajmerohet edhe nje here deshmitari. Nderkohe qe avokatet i kane kerkuar gjykates qe te behej njoftimi me te gjitha rruget ligjore, ne menyre te tilla qe Aliaj te paraqitej ne gjykate. Avokatet shpjeguan dje se Eduart Aliaj ishte deshmitari kyc i ketij procesi, personi qe ishte marre peng dhe qe sipas akuzes ishte mbajtur dhe keqtrajtuar nga te pandehurit. Per kete arsye avokatet kane kerkuar prezencen e ketij deshmitari ne gjykate, per te deklaruar ato cka ai ka pare, nese kane qene te pandehurit, personat qe e moren peng apo jo. Mbrojtesit ne fund argumentuan se, ne rast se deshmitari i cili jeton ne Itali, nuk pranon te paraqitet atehere nga ana e gjykates te ndiqet rruga ligjore, ne menyre te tille qe te jete gjykata ajo, qe te shkoje e ta pyese ate. Gjykata pas degjimit te te dyja paleve vendosi qe te lajmeroje serish Eduart Aline, per te dhene deklarimet e tij ne lidhje me ngjarjen e ndodhur ne Qafe-Gjashte. Te pandehurit e ketij procesi jane 11 persona, te cilet akuzohen nga Prokuroria e Krimeve te Renda per ngjarjen e ndodhur me 4 mars te vitit 1997, ku mbeti i vrare efektivi Gjergj Mehmeti, u rrembye Eduart Aliaj ndersa u arratisen Sokol Bizhga dhe Myzafer Blushi, ne momentin qe ishin duke udhetuar nga Saranda ne drejtim te Vlores. Efektivat e policise kishin shkuar ne qytetin bregdetar per te ngritur komisariatin e policise, por pasi konstatuan se ai ishte djegur teresisht, vendosen qe te ktheheshin serish ne Vlore, ku edhe u sulmuan gjate rruges.

Te pandehurit

Vladimir Sinani

Eduart Cipa

Alqi Paguni

Admond Sejko

Agron Qurku

Aleksander Bala

Mikel Kendezi

Nestor Sinani

Arben Kendezi

Ristan Lapa.

Akuzat

Te pandehurit akuzohen per veprat penale te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese" te shtetasit Gjergj Mehmeti si dhe te "vrasjes ne rrethana te tjera cilesuese" e mbetur ne tentative ndaj shtetasve Sokol Bizhga, Eduart Alija, dhe Myzafer Blushit, "armembajtje pa leje".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›