E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia mbjell 25 pisha në bulevard, dhuratë e Eagle Mobile

TIRANE- Nisma e Bashkisë së Tiranës ka vijuar këtë të premte me mbjelljen e 25 pishave në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Në mbjelljen e pishave, dhuratë e kompanisë celulare Eagle Mobile, kreu i bashkisë Edi Rama, zv.Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile, Bulent Dorttepe dhe drejtues të lartë të bashkisë dhe kompanisë. Kreu i Bashkisë tha se angazhimi jo vetëm i pushtetit vendor por dhe mbështetjes së biznesit ka bërë që të shtohen sipërfaqet e gjelbërta për një Tiranë Europiane. “Me përfshirjen e kompanive dhe individëve që marrin pjesë në këtë nismë , duke i dhënë një përmasë angazhimi komunitar dhe qytetar kësaj përpjekjeje e cila ka filluar të japë frytet e saj të kënaqshme në një kryeqytet ku përmasa e gjelbër jo vetëm është shtuar por tani është bërë edhe e dukshme. Ky qytet është një qytet i cili tanimë është i pastër dhe bëhet përditë e më i gjelbërt. Dhjetra mijëra pemët janë një bazë e shkëlqyer për të vazhduar për të shkuar përpara dhe për të parë qartë në horizont një Tiranë europiane e cila është edhe një Tiranë e gjelbër. ” theksoi Rama. Zv.Drejtori i Eagle Mobile, Bulent Dorttepe deklaroi se për kompaninë viti 2010 do të jetë viti i mjedisit. “Nuk është hera e parë që Eagle Mobile jep kontribut për mjedisin. Jemi të kënaqur që bashkëpunojmë me Bashkinë e Tiranës. Ky është projekti i parë social për vitin 2010 ku po mbështesim mbjelljen e 25 pemëve në Bulevardin kryesor të Tiranës. Eagle deklaron vitin 2010 vitin mjedisit , kjo është fusha kryesore ku Eagle do të përqëndrohet këtë vit. ” theksoi Dorttepe. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›