Korcë, shembet muri i një godine, 2 të plagosur
KORCë- Shembja e papritur e një muri në qytetin e Korcës u ka rrezikuar jetën dy personave që udhëtonin në një makinë. Ngjarja ka ndodhur sot në mesditë në lagjen 10 të Korcës, kur një pjesë e murit të ish-godinës së trikotazhit është shembur dhe ka rënë mbi një automjet që po kalonte aty pranë. Për pasojë kanë mbetur të lënduar Ylli Xhango 49 vjec dhe Albert Shkëmbi 50 vjec, ndërsa mjeti me targë Korce 30 56 A ka pësuar dëmtime të medha. Menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë të cilat rrethuan zonën për të mos lejuar më mjete të kalojnë aty pranë, ndërsa të lënduarit u dërguan në spitalin rajonal të Korcës. Në bazë të hetimeve pararapke mësohet se shkak i shembjes së murit kanë qënë punimet pranë ndërtesës.(m.a/News24/BalkanWeb)