E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, në katër vjet do të japë 170 milionë dollarë për të përndjekurit

05/02/2010  Rritje progresive të fondit në katër vjet për dëmshpërblimin
Qeveria, në katër vjet do të japë 170 milionë dollarë për të përndjekurit
Më shumë se 170 milionë dollarë do të jetë fondi që qeveria do të verë në dispozicion për dëmshpërblimin e të përndjekurve nga regjimi komunist. Kjo është parashikuar në buxhetin e pesë viteve të ardhshme, dhe madje vendimi është botuar dhe në Fletoren Zyrtare. Sipas ndarjes që është bërë, për dy vitet e para pra 2010-2011 shuma që do të vihet në dispozicion është 20 milionë dollarë, e imponuar kjo nga kriza ekonomike, që nuk ka lënë pa goditur në një farë mase dhe ekonominë shqiptare, dhe që s’mund të kalohet pa pasoja në buxhetin e shtetit. Në vitin 2012, parashikohet një rritje me 10 milionë dollarë për këtë kategori, dhe shuma shkon në 30 milionë dollarë. Më pas shënohet një rritje e ndjeshme për vitet 2013-2014 me 20 milionë dollarë, e cila e çon shumën vjetore në 50 milionë dollarë, në varësi dhe të rritjes së përgjithshme ekonomike. Gjithsej shuma që do të akordohet për këtë shtresë në 5 vjet është 170 milionë dollarë, por në të nuk përfshihen bonuset ekstra siç mund të jenë përdorimi i letra ve me vlerë, strehimi për kategori të caktuara, bursat e studimit etj. Me një vendim qeverie të para disa kohëve u vendos që të parët që do të përfitonin dëmshpërblimin do të ishin pjesa më e moshuar e kategorisë së të përndjekurve, pasi shumë prej tyre kanë vdekur ende pa marrë asgjë nga shteti shqiptar. Një shqetësim ky që ishte bërë permanent në politikën dhe në opinionin publik nga ish-deputeti Pjetër Arbnori. Më pas do të përfitojë pjesa tjetër e kësaj kategorie, në bazë të ligjit të miratuar për këtë qëllim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›