E Shtunë, 31 Tetor 2026

Euro pëson rënie drastike në bursat ndërkombëtare

TIRANE- Euro ka pësuar një rënie drastike në tregjet financiare ndërkombëtare duke arritur nivelin më të ulët që në muajin maj të vitit të kaluar. Në bursat europiane , euro është shkëmbyer me 1 dollar e 36 cent duke ulur pikë për të disatën ditë radhazi. Analistët shpjegojnë se kjo ecuri e monedhës europiane është shkaktuar nga situata negative në bilancet e Greqisë, Spanjës dhe Portugalisë. Goditjen e parë , euro e mori rreth 10 ditë më parë kur gjendja e ekonomisë greke u vu në qendër të vëmendjes. Dobësimi i euros në arenën ndërkombëtare është reflektuar edhe në vendin tonë me një rënie të lehtë të kësaj monedhe dhe me forcim të dollarit. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, euro është shkëmbyer me 138.4 lekë, ndërsa monedha amerikane ka arritur kuotën e 101.2 lekëve. Rënia e euros është një lajm i mirë për të gjithë klientët e bankave që kanë monedhë dhe që të ardhurat i kanë në lekë. Gjithashtu, dobësimi i euros do të ndikojë edhe tek tregtia e jashtme, duke pasur parasysh se 60% e shkëmbimeve tregtare kryhen me vendet e Bashkimit Europian. (e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›