Berisha takim me biznesmenë cek: Lehtësira në investim
TIRANE- Kryeministri Berisha ka pritur këtë të premte përfaqësues të grupeve çeke POWEREX, TESLA dhe REXIM, të cilët i kanë paraqitur Kryeministrit propozime për projekte në fushat e infrastrukturës, energjisë së rinovueshme, në depozita gazi, impiante të trajtimit të ujërave të zeza, projekte ambientale në lidhje me përpunimin e mbetjeve urbane. Projektet idetë shoqëroheshin edhe me skemën financiare, që konsistonte nga sektori privat, fonde financiare dhe nga Banka çeke e Eksportit. Përfaqësuesit e grupeve çeke thanë se performanca ekonomike e Shqipërisë në këto vitet e fundit edhe pse kohë krize botërore, klima shumë tërheqëse e investimeve bënë Bordin e Grupit të tyre të mendojë për të shtrirë investimet edhe në Shqipëri. Mësohet se Kryeministri Berisha i ka garantuar mbështetjen e qeverisë së tij dhe strukturave të saj, duke ofruar lehtësira, sidomos në fushën e prodhimit të energjisë së rinovueshme si nga dielli, era dhe biomasa.(m.a/News24/BalkanWeb)