Bashkia miraton kufijtë e Alliasit dhe Fushës së Aviacionit

10/06/2005 Nga 25 mijë ndërtime pa leje, janë deklaruar 17.521 ndërtime, 80 për qind shtëpi 1 dhe 2 kate
Këshilli i Rregullimit të Territorit të Tiranës, KRRT ka miratuar kufijtë e dy zonave informale, Alliasit dhe Fushës së Aviacionit. Këto dy zona së shpejti vetëm si kufij e sipërfaqe do të kalojnë për miratim në KRRTRSH. Ndërkohë, Bashkia e Tiranës në ekspozitën “Metropol Informacion” ka njoftuar se në Tiranë ka 25 mijë ndërtime pa leje, prej të cilave janë deklaruar 17.500 ndërtime. Gjithsej në këto zona jetojnë 70 mijë banorë. 80 për qind e tyre kanë ngritur shtëpi 1 dhe 2-katëshe dhe 20 për qind tjetër gati pallate 3, 4 dhe 5 kate.
Dy zonat
Drejtoria e Legalizimeve dhe Shpronësimeve propozoi në KRRT kufijtë e dy zonave informale, të cilat janë Alliasi në njësinë administrative 4 dhe 8 dhe zona midis Unazës së Madhe dhe Fushës së Aviacionit, në njësinë administrative 6 dhe 7. Më 1 qershor u miratuan këto propozime në mbledhjen e radhës së KRRT-së. Aktualisht është miratuar vetëm sipërfaqja që do të legalizohet, më pas do të hartohet dhe studimi urbanistik i zonave. Sipas ligjit, një zonë informale do të quhet e tillë dhe do të merren në konsideratë për legalizim, nëse është mbi 10 mijë metra katrorë.
Cilat objekte nuk do të legalizohen
Janë përjashtuar nga ky kufizim ato grup-objekte që ndodhen brenda zonave informale industriale, brenda kuartallave të qytetit, brenda zonave me objekte të ndërtuara para viteve ’90, të cilat janë ngritur vetëm me një leje nga fronti i lagjes, apo autorizim nga komiteti. Ndërkohë nuk do të përfshihen në legalizim as ato ndërtime, të cilat janë të ngritura aty ku pretendohet të ngrihen ndërtesa të larta në të ardhmen.
Kodra e Priftit
Zona informale e “Kodrës së Priftit” po studiohet nga Universiteti i Arkitekturës së Mendrinos, Zvicër. Studimi urbanistik i saj do të shqyrtohet nga profesorët dhe studentët e këtij universiteti, duke qenë se Zvicra si vend i zhvilluar, nuk i ka këto probleme dhe eksperienca, është tepër e vlefshme.
Në mars 2006, studimet në KRRTRSH
Ndërkohë, sipas ligjit pas miratimit të sipërfaqeve dhe kufijve të tyre do të përgatiten studimet urbanistike, me rrjet inxhinierik të përcaktuar, rrjet rrugësh, do të ketë shembje të ndonjë muri që zë rrugën. Ndërkohë do të përcaktohet se ku do të ndërtohet shkolla, çerdhja, kopështi, ambulanca e lagjes, etj. Dhe në fund, kur studimi urbanistik dhe njollat e gjithë ndërtesave, që janë dhe që do të jenë hedhur në letër, do të miratohet studimi urbanistik në KRRTRSH. Bashkia ka si detyrim që t’i paraqesë në KRRTRSH, në mars 2006. Atëherë do të përfundojnë të gjitha studimet urbanistike që do të miratohen nga KRRTRSH.
BB, 10 milionë dollarë për Bathoren dhe Bregun e Lumit
Projekti “Menaxhimi i tokës urbane”, ka filluar zbatimin në dy zona pilot, në Breglumas dhe në Bathore, me një financim 10 milionë dollarë. Nga zbatimi i këtij projekti kanë përfituar rreth 40 mijë banorë që jetojnë në këto dy zona informale. “Menaxhimi i tokës urbane”, i cili është konceptuar në formën e një programi në një hark kohor prej 15-20 vjet me një financim deri 40 milionë dollarë.
Banorët e zonave informale që do të përfshihen në këtë projekt, do të kenë edhe një sërë përfitimesh të tjera, përveç infrastrukturës. Në zonat ku ka vepruar projekti është bërë legalizimi i lidhjeve pa leje në rrjetin e ujësjellës-kanalizimeve, si dhe për furnizimin me energji elektrike, duke i sjellë ato në kufijtë e normave të lejuara. Faza e dytë për zhvillimin e programit do të jetë përgatitja e një strategjie të zhvillimit urban në tërësi, mbi bazën e të cilit do të bëhen investime. Në strategjinë e këtij programi parashikohet një perspektivë e gjerë e zhvillimit të zonave informale deri në urbanizimin e tyre të plotë me të gjithë infrastrukturën e nevojshme, si: ujësjellës, kanalizime dhe energji elektrike. Gjithashtu, studimet dhe investimet për infrastrukturën duhet të përqëndrohen në linjat primare, të cilat lejojnë të realizohen investime integrale dhe më të mëdha, ku përfshihen zona të tëra. Këto investime duhet të bëhen mbi bazën e një zhvillimi urban të integruar, ku krahas infrastrukturës fizike, të financohet edhe ajo sociale, duke u mbështetur më shumë te komunitetet për bashkëpunim dhe zgjidhje më efikase të problemeve.
LEGALIZIMET
Zonat informale 1.500 hektarë
69.330 banorë
25 mijë ndërtesa pa leje
17.521 ndërtime me vetëdeklarim
Rreth 80 për qind e banorëve jetojnë në ndërtesa 1 deri 3 kate
20 për qind në ndërtesa 3-4-5 kate