Përmbytja e Tiranës, gjithë fajin e ka qielli
10/06/2005 Agolli: Shi i tillë, 1 herë në 80 vjet. Ndërtimet pa leje, mbeturinat inerte bllokojnë kanalizimet
Kush e ka fajin për përmbytjen e dy ditëve rresht të Tiranës, qielli, rrugët, apo ndërtimet pa leje? Drejtori i Punëve Publike në Bashki, Dritan Agolli, thotë se fajin e ka qielli. Në Tiranë, gjatë paradites së djeshme, sipas Institutit të Metereologjisë kanë rënë rreth 70 mm shi në rreth 1 orë. Krahasuar me të dhënat e botimit të Akademisë së Shkencave mbi reshjet maksimale për qytetin e Tiranës, rezulton se kjo sasi reshjesh me këtë intensitet e ka probabilitetin njëherë në 80 vjet. Pra, siç vihet re, intensiteti i shiut, rënë dje në Tiranë, ka qenë tepër i konsiderueshëm.
Rrugët u zbrazën për çerek ore
“Kësisoj një intensitet i tillë, krijoi sigurisht probleme në disa rrugë të qytetit, ashtu sikundër ka krijuar të tilla probleme dhe në Gjermani, Itali, Francë, apo sipas mediave, dje dhe në Kinë, ku shkaktoi madje dhe 200 të vdekur, por kjo nuk do të thotë se këto vende nuk kanë kanalizime apo i kanë ato jo funksionale”, tha Agolli.
Sipas tij, vetëm brenda 15 minutash nga pushimi i shiut, të gjitha rrugët u kthyen në normalitet, gjë që provon dhe çertifikon punën shumë të mirë që është bërë në Tiranë me kanalizimet. Për këtë kanë merita dhe punëtorët e Ndërmarrjes numër 2, të cilët iu “shtruan” rrugëve gjatë katastrofës urbane, që shkaktoi shiu.
Problemi, ndërtimet pa leje dhe mbeturinat
“Problemet reale që mbeten pa zgjidhur, të cilat kërkojnë një angazhim të gjerë, jo vetëm të Bashkisë së Tiranës, por përfshirjen e një sërë institucioneve të tjera mbeten: Së pari, sistemimi i shtratit të Lanës në segmentin nga ura te “Teknologjikja” e në vazhdim si dhe sistemimi i lumit të Tiranës, të cilët janë deformuar, devijuar dhe mbushur nga ndërtimet pa leje si dhe nga hedhjet pa kriter të inerteve”, tha Agolli.
Së dyti, urbanizimi i zonave informale, zona këto pa asnjë lloj rrjeti kanalizimesh, ku çdo lloj shiu do të krijonte probleme. Së treti, ndërhyrjet e paligjshme të qytetarëve në bodrumet dhe katet e para të pallateve, duke ndryshuar destinacionin e tyre.