Rrobat e banjos, provokuese dhe me fantazi

10/06/2005 Harrojini rrobat e banjës tanga të padukshme, tendenca e veshjeve të plazhit të kësaj vere në përgjithësi është ‘më e veshur’, por kjo nuk do të thotë më pak sensuale.
Elegantë, të rafinuar, pothuajse klasike, pa dyshim që rrobat e banjës të verës 2005 janë femërore. Moda e veshjeve të plazhit këtë vit është më e ‘ligë’, por mbi të gjitha më provokuese dhe joshëse, pasi i lë më shumë hapësirë imagjinatës.
Modeli më i pëlqyer i këtij sezoni dhe sigurisht më i nxehtë është ‘monokini’, rrobat e banjës trup, por që lënë zbuluar shpatullat, kurrizin dhe barkun, duke e bërë idenë e një bikini kur të dy pjesët e tij janë një i tërë. Ndërsa për adhurueset e bikinit, hiqni dorë nga format V e rrobave të banjës dhe zëvendësojini ato me breçka si pantallona. Ndërsa për pjesën e lartme të tyre forma ideale për një look elegant dhe femëror është trekëndëshi apo një rrip. Fjala kyç e kësaj vere pa dyshim që është shik.
Por disa prej stilistëve me rrobat e tyre të banjos duket se thërrasin look-un e mbrëmjes falë qëndisjeve, kristaleve dhe gurëve të çmuar, detajeve dhe aksesorëve. Fantazi dhe stampime.
Duket se kjo do të jetë një verë shpërthyese dhe shumë e shkëlqyeshme. Tashmë, stilistët propozojnë bikini ‘për mbrëmje’, duke dhuruar kështu një pamje luksoze dhe plot sharm. Moda e plazhit 2005 ka në thelb të saj kristalet, perlat, qëndisjet dhe gurë të tjerë të çmuar. Në çdo rrobë banje duhet të mbizotërojnë ngjyrat e ndezura dhe të shkëlqyeshme, kontrastet, fantazitë.
Ndërkohë që ato që preferojnë tone më të qeshura dhe më të freskëta, një tjetër tendencë arrin të plotësojë nevojat dhe kërkesat e tyre. Stili ‘beachwear’ që sjell aromën dhe ngjyrat e Tropikut. Lule të stampuara me dy apo më shumë ngjyra, janë kthyer në lajtmotivin e bikinit me prerje të thjeshta dhe trekëndësh apo shamive që lidhen pas qafës.
Me një gjurmë ekzotike, pasi buzë detit ato kanë gjithmonë kuptim.
Por, nëse për stilin tënd të plazhit preferon atë ‘neo-hippy’, më shumë komplikime, ekstravagante dhe të ngarkuara, stilistët këshillojnë të mos harroni asnjëherë në shtëpi aksesorët e nevojshëm të një vere si bizhuteritë, kapelet, çantat, etj. Rrobat e banjës me shumë ngjyra, lule, të thjeshta dhe shumë delikate, nuk mund të mungojnë as te bikinit që shoqërohen me kapele njëngjyrëshe dhe që këtë verë konsiderohen si një domosdoshmëri.
Ndërkohë që për ato femra që janë të pavendosura për të veshur një kostum të zi apo të bardhë vjen stili ‘optical’, klasiku bardh e zi me viza dhe rripa. Por, megjithatë këtë verë askush nuk mund t’i rezistojë tendencës së re të ngjyrave të forta si e verdhë, e kuqe, jeshile dhe që shumë herë mund të shoqërohen me një pëlhurë sipas krahëve në ngjyrën e zezë.
Këtë verë duhet t’u thoni lamtumirë rrobave të banjës trup, qofshin edhe me ngjyrat e modës apo që shoqërohen me aksesorët e nevojshëm. Nëse doni të vishni rrobat e banjës trup duhet të hiqni dorë ose të paktën të përdorni modelet e reja që kanë ndryshuar pamje. Tani duhet të kini parasysh prerje asimetrike, barkun e zbuluar, kurrizin jashtë dhe forma të çuditshme. Por këto modele janë për shumë, por jo për të gjitha.
Elegante dhe femërore
Tankini, monokini, g-string, thong bikini... kuptoni ndonjë gjë? Por emri nuk ka aspak rëndësi. Ajo që vlen më shumë është të zgjidhni modelin e rrobave të banjës apo bikinit që i përshtatet trupit tënd.
Dhe këtë verë kjo nuk do të jetë aspak e vështirë. Rrobat e banjës së verës 2005 janë të gjithë trendy, superfemërore dhe elegante. Ja modelet e tendencave të fundit që mund t’i vëreni para se të nisni pazarin në kërkim të rrobave të banjës që keni ëndërruar.
Tashmë është thënë në të gjitha gjuhët e mundshme, tendenca e përgjithshme për sezonin e verës 2005 është femërore, por mbi të gjitha e rafinuar dhe superelegante.
Shik është fjalë kyç, që nuk vlen vetëm për veshjen e përditshme apo të mbrëmjes, por edhe për modën dhe veshjet e plazhit. Nëse doni një stil të rafinuar dhe elegant, atëherë ju këshillojmë ‘nude look’. Në këtë rast na vjen keq për atë që adhuron të nxihet kudo dhe të ketë të veshur rroba banje mikroskopike, pasi këtë verë, nëse do të dilni në plazh me tanga dhe me rroba banje ‘spango’, do të jeni tërësisht jashtë mode.
Nëse një vit më parë mbizotëronin këto linja, me bikini mikroskopike, format V, tani duhet thënë se është koha ‘të mbuloheni’. Iku sezoni i linjave vertikale, tashmë vijnë me forcë linjat horizontale, me reçipetat në formën e një shalli të gjerë. Vjet u vërejtën linja me të vërtetë ekstreme, ku nuk duhen harruar modelet e rrobave të banjës që pothuajse nuk arrinin të mbulonin asgjë.
Tani çdo model është më i thjeshtë dhe më shik, dhe sigurisht më i bukur dhe tërheqës. Eleganca është ajo që përkufizon çdo veshje femërore në plazh.
Edhe njëherë rikthehet moda e viteve ’50. Stilistët duket se po frymëzohen nga perëndimet ekzotike, apo nga kujtimet e viteve më parë që të sjellin në mendje Saint Tropez. Të shumta janë fantazitë që marrin frymëzimin nga vetë deti, si guaskat, korali, por edhe vizat bardh e blu për një look marinari po modern.
Mos harroni aksesorët
Këtë sezon modelet mund të jenë më të thjeshta, detajet janë plot fantazi dhe shumëngjyrëshe. Rrobat e banjës dhe bikinit këtë verë janë pasuruar me temina, unaza, gurë dhe qëndisma. Por jo vetëm kaq, këtë verë duhet të merrni me vete, dhe sigurisht t’i mbani gjatë gjithë ditës, bizhuteritë. Varëse dhe vathë prej guaskash, varëse të gjata prej perlash shumëngjyrëshe, byzylykë të mëdhenj dhe ekstravagantë, vathë të gjatë dhe të punuar.
Edhe aksesorët e tjerë janë shumë të rëndësishëm për një pamje sa më tërheqëse në këtë verë, si çantat, kapelet apo shapkat. Stilistët e njohur në koleksionet e tyre propozojnë një pafundësi me koleksione aksesorësh me të njëjtat ngjyra dhe fantazi me rrobat e banjës apo bikinit.
Për një pamje të bukur dhe të plotë, asnjëherë mos harroni të përdorni aksesorët, edhe kur laheni në det, kështu do të dukeni edhe më bukur, më elegante dhe sigurisht më femërore.