"Melc", një vizion urban i jazz-it
10/06/2005 Grupi francez që çeli natën e parë të Festivalit të katërt të jazz-it në Tiranë, sigurisht që mund të quhej pa frikë përfaqësues i denjë i jazz-it kontemporan. "Melc", grupi francez që hapi siparin e "Tir Jazz Fest", u ballafaqua me sukses me publikun shqiptar, i cili e priti mjaft ngrohtë spektaklin e tyre. Duke folur për "Metropol", dramisti i grupit “Gildas Etevenard”, shpjegon se arti i të improvizuarit, sikundër ndodh në zhanrin e jazz-it, është faktori kryesor që e mban atë dhe kolegët e tij me këtë rrymë muzikore. "Dëshira jonë është të krijojmë diçka tonën, krejt personale, ku secili sjell botën e tij të brendshme, pa patur nevojën të kemi një lider dhe të jemi të gjithë të barabartë", thekson Etevenard. Natyrisht që edhe në një vend të zhvilluar si Franca, muzika e jazz-it ende nuk ka një publik të gjerë, "por politikat kulturore të ndjekura nga qeveria franceze, qoftë edhe nëpërmjet financimeve, janë një ndihmë e madhe për ne, pavarësisht se në këto vitet e fundit, buxhetet po zvogëlohen", nënvizon Etevenard.
A kishit dijeni për zhvillimin e një Festivali jazz-i në Tiranë, para se të vinit këtu?
Jo, aspak. E gjitha kjo erdhi si rezultat i njohjes krejt të rastësishme me klarinetistin Fatos Qerimi, kur ai ndodhej në Marsejë, në një aktivitet jazz-i. Madje, mund të them se pas këtij takimi aventura jonë në Shqipëri u mundësua nga një "njohje e thellë" nëpërmjet internetit. Dhe ja ku jemi në Shqipëri, për herë të parë jo vetëm unë, por të gjithë anëtarët e grupit, ku për të qenë i sinqertë ishim të gjithë shumë kuriozë për të njohur vendin tuaj dhe që për fat të keq, ashtu sikundër ndodh rëndom me artistët, nuk patëm rastin ta njohim më tepër. Por, ndoshta tani që kemi miq, mund të vijmë për pushime, në rast se bëjmë ndonjëherë pushime. Eshtë e rëndësishme të njohim njerëzit dhe vendet, në mënyrë që kur të flasim të mos e bëjmë këtë nga një pozitë injorante, por pas një njohje, madje në parametrat maksimalë të mundshëm.
"Melc" është një bandë që funksionon vazhdimisht bashkë?
Për fat të keq nuk e kemi këtë luks. Jemi të detyruar që të ndjekim edhe projektet tona individuale dhe kjo na vështirëson prezantimin tonë në aktivitete të ngjashme si grup, pasi axhendat e secilit prej nesh jo gjithmonë përputhen. Ardhja jonë këtu është sinqerisht një arritje. Vokalistja jonë Jeanne Added, vazhdon ende konservatorin dhe për më tepër vitin e fundit ka qenë për një specializim në Angli. Thibault Frisoni (kitaristi) dhe Julien Tamisier (tastierë) janë muzikantë që shoqërojnë këngëtarë të ndryshëm francezë të muzikës së lehtë, pra që nuk ka asnjë lidhje me jazz-in. Pasioni ynë për jazz-in është e vetmja arsye për të qenë bashkë. Unë, Julien-i dhe Thibault-i filluam për herë të parë të luanim së bashku para rreth një viti e gjysmë. Më pas nevoja për një violinçel, i cili është një instrument që i ka rezistuar të gjitha kohërave, mundësoi afrimin e Jeanne në bandën tonë, e cila ndihmoi shumë formatimin muzikor, edhe me vokalin e saj. Ajo çka unë besoj, është se ne duhet që me muzikën tonë të krijojmë një profil të veçantë, një jazz "Melc" le të themi, në mënyrë që të prezantojmë diçka tonën personale, pasi në një moment konstatuam se po luanim si Brad Mehldau dhe ne nuk mund të ishim ai. Kështu që vendosëm të luajmë diçka më urbane, më moderne, me elementë të muzikës pop, rok apo rrymave të tjera.
Ju keni marrë pjesë në shumë aktivitete të ndryshme në shumë vende. Si ju duk pritja e që ju bëri publiku shqiptar?
Ajo ç’ka munda të konstatoja është se spektatorët treguan interes të madh dhe pata ndjesinë që e njihnin mirë jazz-in. Gjithsesi është e vështirë të flasësh për këtë, pasi ti luan në skenë dhe ndjesia e publikut vjen në formën e interesit që ndjen gjatë kohës që je në skenë. Mund të them pa frikë se ishin shumë të vëmendshëm gjatë gjithë kohës. Por pa harruar të them se pritja ishte e mrekullueshme. Ne jemi ndjerë shumë mirë.
Po publiku i gjerë francez, a ka shumë fansa jazz-i?
Jo, këtë nuk mund ta them. Madje, këtu qëndron edhe kënaqësia jonë kur ndodhemi në vende të vogla si Shqipëria, të cilat për shumë arsye nuk kanë shumë aktivitete dhe tregojnë interes të madh për çdo gjë të re. Te ne, publiku është i "mbilodhur" nga aktivitetet e shumta që zhvillohen dhe nuk tregojnë shumë interes, ka raste që në koncerte të ndryshme jazz-i, jashtë festivaleve "zyrtare", publiku të jetë shumë i pakët. Vetëm në raste kur ka emra të mëdhenj që tregojnë shumë interes, por në Francë, numri i tyre nuk e kalon të tridhjetën. Natyrisht që zhvillohen shumë koncerte, që kryesisht janë koncerte të "muzikës së improvizuar", por kjo ndodh pasi të gjitha këto koncerte subvencionohen nga shteti, përndryshe nuk do të kishte mundësi të zhvillohej asnjë koncert. Eshtë normale, pasi jo të gjithë njerëzit mund ta kuptojnë muzikën e improvizuar. Por edhe kjo politikë shtetërore ka filluar të ngurtësohet disi, pasi shteti ka filluar të zvogëlojë shumat e dhëna. Shitja e disqeve të muzikës xhaz zë vetëm 4% në tregun francez të muzikës.
Po në sistemin e arsimit muzikor, a ekziston dega e muzikës jazz?
Mund të them se në të gjithë konservatorët e muzikës, në Francë është futur edhe jazz-i si lëndë mësimore, madje nga konservatori i Parisit, sot mund të dalësh edhe me një diplomë jazz-i, por kam përshtypjen se është një zhanër muzikor, i cili nuk mësohet në shkollë. Natyrisht që është diçka shumë e mirë që një muzikant të marrë njohuritë bazë në shkollë, por më pas gjithçka është individuale. Ne dëgjojmë jazz, por problemi shtrohet se çfarë do të krijosh.
A mundet një instrumentist jazz-i të fitojë jetën, duke luajtur këtë zhanër?
Po, sepse ka një arkë speciale që financon muzikantët, por vetëm pas një numri të caktuar koncertesh që jep gjatë një viti. Por nuk duhet të harrojmë se jo të gjithë kanë mundësinë të japin shumë koncerte, por gjithsesi "kavardisemi" disi. Kemi gjetur një menaxher, i cili mund të krijojë mundësinë për të zhvilluar më shumë koncerte së bashku, kështu që shpresojmë për më shumë.
Intervistoi: Leonard Olli