Sislej Xhafa: Ku-Klus-Klan gjigand në Venecia
10/06/2005 Rreth 23 m e lartë dhe me një diametër 8 m. Vepra e përballuar me shpenzimet personale të Sislej Xhafës ka kushtuar 80 mijë euro. Ky është raportimi më i thatë i dhënë deri më tani, kur sot në Venecia, në orën 12.15, do të zbulohet “obelisku“ që do të jetë njëkohësisht në logon pavioni shqiptar.
I mbajtur në një sekret maksimal, për faktin e befasimit artistik, kur puna e Xhafës pritet të jetë një sensacion për të gjithë Bienalen e Venecias.
“Dikush mund ta quaj një skulpturë, ashtu si vetë artisti, por kjo nuk e zhvesh atë nga cilësia e saj ’kryengritëse’: por zgjedhja e materialit është bërë e tillë, që të na tregojë se më shumë se e ’përjetshme’ apo e ’qëndrueshme’, kjo vepër është menduar të jetë e epshme, e lëvizshme dhe e konsumueshme. I fanitet vështrimit tonë dhe na turbullon. Më kujtohet kur e pashë për herë të parë, mendova se ishte njëfarë kulle e mbuluar me material plastik në ndërtim e sipër. Pjesërisht kisha të drejtë. Eshtë pikërisht një kullë dhe, madje, ka të bëjë me rindërtimin, megjithëse jo me atë fizik, por kur i afrohesh më pranë mund të dallosh dy prerje në formë sysh dhe ujin që kullon prej tyre. Të shtang, të godet si vetëtimë - është një maskë e stërmadhe e Ku-Klus-Klanit, që qan“, kjo ka qenë paraqitja që i ka bërë kuratori Edi Muka. Sistemi ceremonial i lotderdhjes, tharmi kryengritës që tërheq sa herë idetë e Xhafës, nuk e kanë shkëputur këtë herë që të ngrejë një ”monument lemerisës“. Ndërsa është ekzistenca e qenies së tij që ndërhyn në mprehtësinë e konfliktit që përfaqëson.
”Duke qenë një nga artistët më të njohur me prejardhje shqiptare, Sislej dallohet për operacionet e tij artistike të debatueshme dhe provokuese, të cilat atij vetë i pëlqen t’i emërtojë ’aksione’.
Ky është edhe qëllimi i tij, të sabotojë funksionimin e këtij mekanizmi, të fusë një virus, duke e infektuar atë.
Në një botë ku politika, kultura, madje, edhe arti i nënshtrohet sundimit të botës së korporatave, kryengritja duket se është strategjia e një përballjeje të re, një trajtim i ri me atë ’Sistem’ dhe me Lotët dhe Ceremonitë e ti“, ka shpjeguar kuratoi Muka për mediat.
Bienalja e Venecias, e cila do të çelet më 12 qershor dhe do të vazhdojë deri më 6 nëntor, "mbush" 110 vjet këtë vit, në edicionin e 51-të, aktivitet i filluar në vitin 1895.
Bienalja e këtij viti për herë të parë në historikun e saj, ka për kuratore dy gra: spanjollet Roza Martinez dhe Maria de Corral. Edicioni i këtij viti synon një reflektim për arritjet e artit aktual dhe një përpjekje për të parashikuar zhvillimin e tij në të ardhmen, ku kuratorët janë përqëndruar më shumë "në një këndvëshrim historik në të kaluarën, që do të trajtohet në seksionin e Arsenales, nën kurimin e Maria de Corral, ndërsa aspekti i dytë, i kuruar nga Rosa Martinez, synon të evidentojë ecurinë e artit në të ardhmen, kryesisht në gjuhët shprehëse të përdorura në ditët tona".
Bienalja e Venecias përbëhet nga dy zona të mëdha, në atë të "Jardins" (Kopshtet), ku ndodhen të gjitha pavionet zyrtare të shteteve të ndryshme dhe Arsenales, apo ekspozita e kuratorit. Ky vit shënon një numër rekord pjesëmarrje me 73 shtetet me pavionet respektive. 31 shtete kanë pavionet e tyre të përhershme, të blera kohë më parë, në zonën e ‘Kopshteve’, ndërsa pjesa tjetër do të ekspozojë në pavione të hapura në zona historike të Venecias. Rëndësia e kësaj Bienaleje nuk ka nevojë për koment, mjafton të përmendim disa shifra që lidhen vetëm me edicionin e kalur: 500 mijë vizitorë, 9300 gazetarë italianë dhe të huaj të akredituar, 56 rrjete televizive italiane dhe 84 të huaja, por edhe rreth 1 milion "vizitorë" në faqen e internetit të Bienales. Një vit i mbarë për artin pamor shqiptar, pasi jo vetëm në zonën e Kopshteve, ku do të vendoset pavioni ynë zyrtar, që do të përfaqësohet nga Xhafa, por edhe në Arsenale, është ftuar nga vetë kuratorja e Bienales, Roza Martinez, artisti i njohur shkodran, Adrian Paci. I rëndësishëm është fakti se, Bienalja e Tiranës do të prezantohet në mënyrë origjinale, në një seksion të veçantë pranë pavionit shqiptar, në sajë të bashkëpunimit të GKA-së me agjencinë ndërkombëtare të specializuar në marrëdhëniet publike "Good-will", një promovim ideal i këtij aktiviteti, që e sjell në qendër të vëmendjes së Botës së artit ndërkombëtar. 2001, vetëm në këtë edicion të 51-të, Shqipëria do të ketë pavionin e saj të parë zyrtar". Pavionin shqiptar e kanë organizuar Andi Tepelena dhe Cecilia Tirelli, të cilët kanë qenë të pranishëm dhe në Tiranë, kur është prezantuar paraqitja e Sislej Xhafës në Bienale.