E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Plani i Rames, aleatet i con te Topi dhe Spahiu" Eva Gjura

Plani i Partise Socialiste dhe kreut te saj, Edi Rama, eshte qe ne zgjedhjet e ardhshme te dale e vetme, por jo te hedhe poshte mundesine per te perfituar nga aleatet. Duke dale e vetme ne zgjedhje, PS synon te testoje edhe elektoratin e vitit 2013 kurse aleatet, synon t'i bashkengjiten dy partive te reja qe kane lindur, ajo e Bamir Topit me shoke dhe e Kreshnik Spahiut, Aleanca Kuqezi. Kete bindje e shprehu dje edhe kryeministri Sali Berisha. Duke folur ne mbledhjen e Grupit Parlamentar te Partise Demokratike, z.Berisha tha se tani e gjithe perpjekja e Rames eshte t'u mbushe mendjen aleateve te tij qe te shkojne dhe te bejne aleance me partine e re qe ka krijuar Bamir Topi, me qellim dhenien e nje suporti politik per te, por edhe per demtimin e se djathtes. "Tani e gjithe beteja qe behet, eshte se si t'i bashkoje aleatet me Bamirin dhe i la pa mend. I ka mbajtur deri me tani me premtim-mashtrime dhe tani iu thote shkoni tek Bamiri. Disa prej tyre thone se po te jete puna per Bamirin, rrine me mire me Ramen", - eshte shprehur Kryeministri Berisha dje gjate mbledhjes se grupit parlamentar te PD-se.

Per mazhorancen nuk eshte aspak shqetesuese fakti se Rama del ne mbeshtetje te Topit, ashtu sic beri jave me pare ku e shiste ate si shpetimtarin e se djathtes apo si mbeshtetes te ish te perndjekurve politike dhe ish-pronareve. Tashme, sipas mazhorances, kjo perpjekje e Rames deshtoi dhe po perpiqet te binde aleatet e tij qe te bejne koalicion me te per ta fuqizuar dhe per t'i dhene peshe politike Topit.

Blushi, Mefistofeli i PS

Sakaq, ne mbledhjen e grupit parlamentar te Partise Demokratike, Kryeministri Berisha e ka cilesuar deputetin e Partise Socialiste, Ben Blushi, si Mefistofelin e PS-se dhe se Levizja per Mendimin Ndryshe pati per qellim perjashtimin e Kastriot Islamit. "Mefistofeli i PS-se thote se LMN-ja e permbushi qellimin e vet. Qellimi i LMN-se paska qene vetem per te perjashtuar Kastriot Islamin dhe Blushi thote se LMN-ja e permbushi misionin" eshte shprehur kryeministri Berisha. Kreu i mazhorances nuk ka dashur te beje shume komente ne lidhje me zhvillimet politike brenda te majtes, por ka shtruar thjeshte pyetjen, nese misioni i LMN-se ishte vetem perjashtimi i Islamit. Nderkohe qe kryeministri Berisha nuk ka ngurruar te sulmoje edhe kryetarin e PS-se Rama. Sipas Berishes, Rama eshte vene para presionit politik dhe diskutimit te perditshem te aleateve te majte, te cilet ne deklaratat e tyre publike, po konfirmojne cdo dite dhe me shume shkermoqjen e opozites se bashkuar dhe se tashme, kryetari i opozites, duket se po kerkon tymnaja te tjera politike, duke fabrikuar mashtrime se gjoja mazhoranca po kerkon t'i marre opozites nje mandat deputeti me pa te drejte. Duke e kundershtuar ne menyre kategorike kete pretendim, kryeministri Berisha eshte shprehur dje se Rama tashme eshte konfuz dhe krijon beteja politike te paqena. Sipas Berishes, qellimi i Rames nuk eshte tek mandati, por te situata e krijuar me aleatet, te cilet i ka mbajtur me premtime e mashtrime deri me tani.

Mbeshtetja

Kryetari i PS-se, Rama, ka muaj qe po "ben" fushate politike ne mbeshtetje te partise se Bamir Topit me shprese se duke mbeshtetur ate do te demtoje PD-ne ne zgjedhjet e 2013-s. Kjo nuk eshte hera e pare qe Rama del ne mbeshtetje te Topit, pak jave me pare ai beri nje analize te gjate mediatike ku fliste per ndarjen ne tre pjese te PD-se, e cila do te conte ne humbjen e saj ne zgjedhje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›