E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berisha: Rama i paskrupull, mandati nuk mund te merret Rozeta Rapushi



Kryeministri Sali Berisha hodhi poshte dje te gjitha akuzat e kreut socialist, Edi Rama, dhe deputeteve socialiste, per vjedhje te mandatit te nje deputeti socialist, per shkak se ende nuk eshte zevendesuar vendi i Rudina Seserit ne Kuvend. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar Demokrat, Berisha tha se Rama ne menyre te paskrupullt akuzon per vjedhje mandati, kur ai vete dhe kandidati i radhes ne liste per te zevendesuar Seserin, lane te digjen te gjitha afatet ankimuese. "Zoti Bardhi vete, partia e tij si pale e interesuar, zoti Edi Rama, i cili nje e dy padit kryeministrin per interesat personale dhe tani per interesa te partise, duhet t'i drejtoheshin gjykates. Me ligjin e vendit, ne kemi nje Gjykate Apeli, e cila trajton cdo lloj ceshtjeje qe ka te beje me deputetin, kandidimin e mandatimin. Qellimshem, ata lane te digjen te gjitha afatet, per t'iu drejtuar Gjykates se Apelit, nese gjykonin se i ishte bere nje padrejtesi nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve", - sqaroi kryeministri. Sipas Berishes, tani socialistet kerkojne te bejne gjykates, Komisionin e Rregullores se Parlamentit, i cili nuk ka asnje tager tjeter, pervecse per t'iu drejtuar parlamentit me mendimin e tij. Kryeministri sqaroi se ky Komision nuk ka atribute gjykate, por ata kerkojne te bejne kryegjyqtare Kryetaren e Parlamentit, vetem per akuza politike. "Kjo mazhorance nuk mund te pranoje t'i diktohen rregulla sui generis, sic i dikton ai, ne partine e tij. Kjo mazhorance eshte e detyruar te respektoje ligjet e vendit. Ndaj nuk ka vend kercenimi se: do te bllokoj reformat. Nese reformat i ben per hir te mazhorances dhe e konsideron veten argat te mazhorances, atehere asnje dite mos bashkepuno", - reagoi prere Berisha. Kryeministri i cilesoi paralajmerimet e kreut socialist, me nje mikro byro politike, qe "nese nuk ben ate qe te them, nese nuk behesh gjykates, nese nuk merr atributet e Gjykates se Apelit, atehere une bej kete apo ate veprim". Berisha komentoi edhe qendrimet e djeshme te PS-se, per kete debat te ngritur, duke iu pergjigjur Damian Gjiknurit per deklarimin se Gjykata Kushtetuese eshte shprehur per nje situate te tille. "Ne qofte se Gjykata Kushtetuese eshte shprehur per nje rast analog, atehere ta respektojme pa asnje lloj diskutimi, por deri me sot, kryetari i Grupit Parlamentar te PS-se, sic faktojne procesverbalet, i eshte kundervene teresisht referimit te Gjykates Kushtetuese dhe ka kerkuar nga Kryetarja e Parlamentit t'ia riktheje KQZ-se. Ne vertet jemi trupi me i fuqishem vendimmarres i vendit, por ne nuk mund te marrim pushtetet e institucioneve te tjera", - u shpreh Berisha. Megjithate, ai shtoi se ne kete kuader, lind e domosdoshme te behen keshillime me konstitucionaliste. "Komisioni i Rregullores t'i drejtohet parlamentit, sepse ai, as mund ta ktheje, as mund ta bllokoje. Atributet e Komisionit te Rregullores jane te percaktuara. Por zoti Rama kerkon t'i zgjidhe ne menyren e tij, ne mosperfillje te plote te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit", - vijoi kritikat Berisha. Kryeministri shtoi se Rama e ka te qarte qe mandati nuk mund t'i merret askujt, dhe mazhoranca nuk ka dhe nuk mund te kete kurre tendence te pervetesoje nje mandat qe nuk i takon, e ka te qarte qe Kushtetua dhe ligjet e ketij vendi jane te kristalta ne percaktimet e tyre per mandatet. Por, sipas kryeministrit, ai e ben kete se ua serviri shqiptareve, zonjen Seseri, si star dhe ajo u tha mirupafshim, se donte te fitonte diku tjeter, ne burse.

KUSHTETUTA

Papajtueshmeria e mandatit

1. Nuk mund te kandidojne e as te zgjidhen deputete, pa hequr dore nga detyra:

a) Gjyqtaret, prokuroret;

b) Ushtaraket e sherbimit aktiv;

c) Punonjesit e policise dhe te sigurimit kombetar;

c) Perfaqesuesit diplomatike;

d) Kryetaret e bashkive dhe te komunave, si dhe prefektet ne vendet ku kryejne detyrat e tyre;

dh) Kryetaret dhe anetaret e komisioneve te zgjedhjeve;

e) Presidenti i Republikes dhe funksionaret e larte te administrates shteterore te parashikuar nga ligji.

2. Mandati i fituar ne kundershtim me paragrafin 1 te ketij neni eshte i pavlefshem.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›