Bashkia nuk ua shpërndan të gjithë përfituesve bonusin e qirasë
Banorët dalin jashtë skemës së përfitimit të banesave me qira. Mungesa e dokumentacionit, shkak për përjashtimin nga programet sociale
Emanuela Sako
Qytetarët nuk i kanë marrë bonuset e qirasë, edhe pse kanë qenë përfitues të skemës. Janë mjaft qytetarë që janë “djegur” nga përfitimet që u ka ofruar Bashkia e Tiranës. Burime nga Bashkia e Tiranës sqaruan për gazetën “Albania” se arsyeja kryesore është se banorët nuk janë treguar korrektë me dokumentacionin e paraqitur, ku edhe nëse ata mund të kenë qenë përfitues me të drejtë, Këshilli Bashkiak është i detyruar t’i lërë jashtë skemës së përfitimit. Kjo kategori qytetarësh ka të drejtën e ripërsëritjes së aplikimit për plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm. Me vendim të Këshillit Bashkiak, çdo aplikues duhet të dorëzojë 21 dokumente që vërtetojnë të ardhurat dhe kushtet e jetesës së familjeve. Në bazë të shqyrtimit që bëhet nga specialistët e Bashkisë vendoset se cilët prej tyre do të jenë përfitues. Paratë që përfitojnë mund të tërhiqen menjëherë pas përfundimit të procedurave, që do të thotë se jo më shumë se një javë.
Masa
Rreth 500 aplikues për përfitimin e bonusit të qirasë kanë aplikuar pranë Bashkisë për t’u bërë pjesë e skemës. Ata mund të përfitojnë në masën 4 mijë lekë deri në 12 mijë lekë. Tarifat për përfitimin e bonusit nuk janë standarde, pasi shqyrtimi bëhet në varësi të mundësive që ka një familje. Aplikantët e gjejnë vetë një banesë me qira dhe i kërkojnë Bashkisë një pjesë të kuotës së qirasë, ndërsa pjesën tjetër e paguajnë vetë. Ndërkohë që shumica e qytetarëve apo e aplikantëve pretendojnë se ndihma që u jep Bashkia është tepër e ulët, pasi dhe çmimet e banesave me qira janë tepër të larta. Për këtë arsye qytetarët që jetonin pranë Maternitetit të Ri dhe që Bashkia e Tiranës u prishi banesat, kërkonin që të kishin tarifa më të larta të trajtimit. Madje, një pjesë e tyre nuk pranoi që të merrte përfitimin nga bonusi i qirasë, sepse nuk do t’u vinte në ndihmë shuma simbolike e ofruar. Të 30 banorët aplikues u trajtuan si përfitues të menjëhershëm të skemës.
Projektet
Familje në kryeqytet që nuk kanë një strehë për të jetuar mund të trajtohen nga Bashkia e Tiranës me bonus qiraje apo bonus strehimi. Numri i familjarëve që kërkojnë të trajtohen nga Bashkia si të pastrehë është tepër i lartë, 4000 familje. Burime nga Bashkia e Tiranës sqarojnë se nga të pastrehët e kryeqytetit, rreth 50 për qind e tyre kanë aplikuar për t’u trajtuar me bonus strehimi dhe 50-20 për qind e familjarëve aplikojnë të trajtohen me bonusin e qirasë. Arsyet e aplikimit në njërin apo tjetrin program social janë të ndryshme. Por ajo që e shpjegon situatën është se këta familjarë nuk kanë as më të voglën mundësi për të përballuar koston e banesës që do të përfitojnë nga programi i bonusit të strehimit dhe për këtë ata kërkojnë të trajtohen me bonus qiraje. Që do të thotë se do të gjejnë një shtëpi me çmim të lirë në një nga periferitë e Tiranës dhe do të paguajnë qiranë vetëm me ndihmën e Bashkisë së Tiranës. Burime nga Bashkia e Tiranës shpjeguan për gazetën “Albania” se të gjithë familjarët që aplikojnë për bonus qiraje, kanë më tepër mundësi për t’u përzgjedhur ndër kandidatët që do të aplikojnë më vonë për bonus strehimi.
Përfituesit
Bashkia e Tiranës ka vënë në dispozicion të qytetarëve dy mënyra të trajtimit të strehimit social, të cilat janë bonusi i strehimit dhe bonusi i qirasë. Personat që trajtohen nga Bashkia e Tiranës si të pastrehë, por që janë përzgjedhur si përfitues të bonusit të qirasë, kanë më shumë mundësi përfitimi të bonusit të strehimit në banesat sociale me qira të ulët. Ky është edhe ndryshimi mes dy mënyrave të trajtimit social. Njëra nga mënyrat është bonusi i qirasë, nëpërmjet të cilit familjarët zgjedhin një shtëpi në një nga zonat e Tiranës dhe u paguhet nga Bashkia. Ndërsa familjarët që do të trajtohen me bonus strehimi duhet të marrin një nga shtëpitë që Bashkia e Tiranës po ndërton. Banesa do të jepet nga Bashkia e Tiranës me një kosto më të ulët nga sa mund të gjendet në treg. Vetëm dy ditë më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi 36 personat që do të trajtohen me bonusin e qirasë.
Skema
Aplikimi kryhet nëpërmjet një formulari që mund të tërhiqet në Zyrën e Informimit për Qytetarët pranë Bashkisë së Tiranës, ose në njësitë bashkiake ku qytetari figuron i regjistruar. Ky formular duhet të plotësohet me vërtetësi në të gjitha fushat ku plotësohet dhe më pas të noterizohet. Më pas, njësia bashkiake përkatëse i përcjell këta formularë pranë Drejtorisë së Strehimit Social në Bashkinë e Tiranës. Kriteret që duhet të plotësohen për t’u klasifikuar dhe për t’u trajtuar me programet sociale të strehimit janë disa dhe tregojnë pamundësitë e familjeve për të jetuar. Kështu, familjet që me vendim të Këshillit Bashkiak klasifikohen për t’u trajtuar me një nga programet sociale të strehimit janë familjet që nuk kanë në pronësi një banesë; që zotërojnë sipërfaqe banimi nën normat e strehimit të përcaktuara për atë kategori sociale dhe ekonomike ku bëjnë pjesë këto familje; ato familje që kanë mbetur të pastreha si rezultat i fatkeqësive natyrore. Në këtë skemë përfshihen vetëm ato familje që kanë të ardhura të pamjaftueshme. Bashkia e Tiranës ofron mundësinë e trajtimit me bonus qiraje për qytetarët të cilët nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar qiranë e tregut, deri në momentin e trajtimit përfundimtar me strehim. Bonusi nënkupton pagimin e një pjese të qirasë që paguan kjo kategori qytetarësh (Familje të cilat nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të përballuar qiranë e tregut). Masa e pagesës që do të përfitojë familja do të llogaritet duke u bazuar te aftësia paguese e familjes (të ardhurat totale të familjes) dhe masa e qirasë që paguan kjo e fundit.
Dokumentacioni
Dokumentacioni që duhet dorëzuar për të përfituar bonusin e qirasë është i detajuar dhe me një seri dokumentesh. Për të qenë pjesë e skemës së përfitimit të qirasë duhet të dorëzohen 21 dokumente. Dokumentet që duhet të dorëzohen janë: një certifikatë e përbërjes familjare e vitit 1992, certifikatë aktuale të përbërjes familjare, certifikatë lindjeje personale të aplikuesit, vërtetim banimi nga njësia bashkiake ku kërkon strehim, ose lejen e banimit për fëmijët që kanë lëvizur nga zonat e tjera të vendit, vërtetim të ardhurash (neto të familjes), vërtetim page për aplikantin dhe pjesëtarët e familjes. Po kështu, dokumentacion nga Organet Tatimore dhe Sigurimeve Shoqërore për derdhjen e kontributeve, kur njëri nga anëtarët është i vetëpunësuar etj.
box
Dokumentacioni
Certifikatë e përbërjes familjare të vitit 1992.
Certifikatë aktuale të përbërjes familjare.
Certifikatë lindjeje personale të aplikuesit.
Vërtetim banimi nga Njësia Bashkiake ku kërkon strehim ose lejen e banimit për fëmijët që kanë lëvizur nga zonat e tjera të vendit.
Vërtetim të ardhurash (neto të familjes).
Vërtetim page për aplikantin si dhe për të gjithë pjestarët e tjerë të familjes të cilët janë në marrëdhënie pune.
Dokumentacion nga Organet Tatimore dhe Sigurimeve Shoqërore për derdhjen e kontributeve, kur njeri nga anëtarët është i vetëpunësuar.
Vërtetim nga Zyra e Ndihmës Ekonomike nga Njësia Bashkiake nëse përfitojnë nga programi i ndihmës ekonomike.
Vërtetim nga Zyra e Punës për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë.
Vërtetim nga Sigurimet Shoqërore për personat e dalë në pension.
Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për sipërfaqen e pronës, kur banesa është me sipërfaqe nën normat e lejuara të strehimit.
Vërtetim nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Palejueshme të vendit të origjinës se nuk figuron e regjistruar asnjë pronë, e cila nuk mund të përdoret për strehim për familjet që kanë ndryshuar vendbanimin për efekt punësimi.
Dokumentet zyrtare të celebrimit dhe certifikatën personale për efekt të llogaritjes së moshës për çiftet e reja.
Vendim gjykate për fëmijët në ngarkim për çiftet e divorcuara.
Vërtetim të statusit të jetimit, në ato raste kur e gëzojnë këtë status.
Vendim nga Komisioni Mjekësor për personat me aftësi të kufizuara, të cilët trajtohen sipas pikës “d”,neni 5 i Ligjit Nr.9232, datë 13.05.2004.
Vërtetim nga Kadastra e Rrethit nëse ka përfituar ose jo nga Ligji Nr. 7501, "Për tokën", për të gjithë pjesëtarët madhorë të familjes.
Vërtetim nga Zyra e Tatim-Taksave nëse është ose jo subjekt i taksës së vlerës së shtuar për të gjithë anëtarët e familjes.
Vërtetim nga Zyra e Urbanistikës pranë Bashkisë së Tiranës, llogarisë dhe hipotekës nëse ka blerë ose jo truall nga shteti për ndërtim banese, për të gjithë anëtarët e familjes.
Deklaratë personale e noterizuar ku përfshihen të gjitha pikat e mësipërme.
1 Shtator 2008