Dokle: “Afati 10-ditor, Berisha ka ende kohë për reflektim”
Autori i Lajmit: Redaksia
“Sot është dita e fundit që opozita ka pritur reflektimin serioz të mazhorancës dhe kryeministrit, të saj, lidhur me kërkesat e opozitës për hapjen e kutive dhe një sërë elementesh të tjera që do të garantonin, jo vetëm transparencën e procesit zgjedhor, por edhe vazhdimin normal të reformave integruese të Shqipërisë”. Kështu pohoi dje deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, gjatë një deklaratë për shtyp ku theksoi se deri në këtë moment, kërkesat, sipas tij të qarta, demokratike, të drejta e të arsyeshme të opozitës, morën si përgjigje një gjuhë agresive dhe të çoroditur nga Kryeministri, qeveritarët dhe orkestra e çakorduar parlamentare. “Opozita kërkoi transparencën e plotë të procesit zgjedhor e ata u përgjigjën me kërcënime e shpifje. Opozita kërkoi hapjen e kutive ku numërimi i votave është bërë keq dhe shumë keq - ata u përgjigjën me arrogancë e shurdhëri. Opozita kërkoi evidentimin dhe dënimin ligjor të shkeljeve flagrante të Kodit Zgjedhor - ata tregojnë përralla për afatin e mandateve, që nuk na i dhanë ata, por më shumë se gjysma e zgjedhësve shqiptarë”, - tha Dokle. Ai shtoi se PS kërkoi zgjidhje të krizës së demokracisë e të shtetit të së drejtës me dialog dhe mirëkuptim, por Kryeministri kërcënon me skemat e skenarët e krizës së vitit 1997 për shtypjen siç thoshte ai “me zjarr dhe hekur” të protestave popullore, për ngrirjen e buzëqeshjes së opozitës, për shkuljen e dhëmbëve me gjithë nofulla e të tjera kërcënime e absurditete të nxjerra nga arkivi i ndryshkur stalinist. “Ne i themi Kryeministrit dhe mazhorancës së tij që për sa kohë ka mundësi reflektimi dhe arsyetimi, të mbyllë poligonin enverist të luftës kundër opozitës. Gjuha e çoroditur dhe agresive as nuk e tremb dhe as nuk e shkurajon opozitën! Përkundrazi, i rrit edhe më shumë përgjegjësinë për fatet e vendit, i forcon vendosmërinë për të vazhduar qëndresën dhe protestat bashkë dhe në krye të gjithë atyre shqiptarëve, këtu dhe në emigracion, të majtë apo të djathtë, për të cilët liria e votës është baza e çdo lirie, e drejta e votës është çelësi i integrimit real në shoqërinë e hapur dhe demokratike”, -përfundoi Dokle.
Ky lajm është publikuar: 03/12/2009