E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bashkia, përfundon rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori”



Në kuadër të rregullimit të ambienteve publike, në tëë cilat merren dijet arsimore, Bashkia e Tirans ka pruruar përfundimin e punime në një nga shkollat e kryeqytetit. Kështu, kanë përfunduar punimet për rikonstruksionin e shkollës 9-vjeçare “28 Nëntori” e cila ndodhet në kryqëzimin e rrugës së Durrësit me rrugën “Lord Bajron” - Laprakë, në Njësinë Bashkiake nr.11. Sipërfaqja totale e ndërtimit të shkollës është 4190 metra katror, duke shtuar edhe ambiente të reja. Mjediset e reja do të shfrytëzohen në dobi të mësimdhënies, sipas standarteve të përcaktuara nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës. Shumica e mjediseve mësimore janë laboratore të reja të gjuhëve të huaja, të informatikës, biblioteka me një sipërfaqe prej 80 m2, nyje sanitare të mjaftueshme me sipërfaqe 200 m2, palestër me sipërfaqe 185 m2, ndërkohë që numri i klasave është rritur në 44. Përveç kësaj, nuk do të mungojë asistenca mjekësore që do të ketë një hapësirë prej sipërfaqe 20 metra katror si edhe salla e mësuesve e cila do të jetë në shërbim të personelit pedagogjik për mbledhje dhe takime me një sipërfaqe prej 160 metra katror. Për përfundimin e punimeve, ishte i pranishëm edhe Kryebashkiaku Edi Rama, i cili u shpreh se shkollat janë bërë pasqyra e shpresës dhe së ardhmes.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›