E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mihail Gorbaçovi: “Nga Revolucioni i Tetorit deri në fundin e Luftës së Ftohtë”

Fjalimi i presidentit të fundit komunist me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit. “The New York Times” botoi të plotë materialin në vitin 1987

Sot mbushen 70 vjet nga ditët e paharrueshme të tetorit të vitit 1917, ato ditë legjendare që startuan në hyrjen e epokës së re të progresit socialist, të historisë reale të njerëzimit. Revolucioni i Tetorit është në të vërtetë çasti ndriçues i njerëzimit, agimi rrezatues i tij. Revolucioni i Tetorit është një revolucion i popullit dhe për popullin, për çdo individ, për emancipimin dhe zhvillimin e tij. 70 vjet nuk është një kohë e gjatë në zhvillimin e botës së civilizuar nëpër shekuj, por historia na bën të ditur se si asnjë periudhë tjetër, kjo lartësoi arritjet që vendi ynë ka korrur që nga fitorja e Revolucionit të Tetorit
Nuk ka nder më i madh sesa të jesh njëri prej udhëheqësve, të përkushtuar fuqimisht, me energji, dije dhe aftësi për të triumfuar idealet dhe qëllimet e Revolucionit të Tetorit.
Përvjetori është një moment krenarie, krenari për atë që është arritur. Gjyqet e rënda u rënduan tek shumica jonë dhe ne i përballuam ato në mënyrë të ndershme. Ne nuk i përballuar thjeshtë ato, por luftuan në çdo skaj kundër përmbysjes dhe prapambetjes së vendit dhe e bëmë atë një fuqi të madhe, transformuam jetën dhe ndryshuam botën e brendshme të njerëzve.
Rruga e Tetorit
E shkuara, - drama dhe heroizmi i saj, - nuk mund të ligështohen tek ngazëllimi i bashkëkohësve tanë. Historia jonë është një dhe ajo është e pakthyeshme. Me gjithë emocionet që mund të ngjallë, ajo është historia jonë dhe ne ushqehemi prej saj.
Sot ne kthehemi tek ato ditë Tetori që tronditën botën. Ne shikojnë dhe gjejmë në to një mbështetje shpirtërore të sigurt dhe marrim mësime prej saj. Ne shikojmë sërish dhe sërish se opsioni socialist i Revolucionit ka qenë korrekt. Viti 1917 thithi energjinë e luftës së popullit për zhvillim të vetëqëndrueshëm dhe pavarësi, lëvizjet progresive kombëtare dhe zgjimin e fshatarësisë; luftën për të larguar bujkrobërinë në historinë tonë.
Ajo u mishërua në gjurmën shpirtërore të njerëzve të ditur të shekullit të 18, heronjve dhe martirëve të lëvizjes së dhjetorit, në kampionët e shkëlqyer të revolucionit demokratik dhe përkushtimin moral të njerëzve të shquar të kulturës tonë.
Thelbësore për të ardhmen e vendit tonë ishte koha kur në fillim të shekullit të 20 Vladimir Iliç Lenin vendosi veten në krye të grupi të logjikshëm shokësh dhe i vunë vetes qëllimin të organizojnë një parti proletariati të tipit të ri në Rusi. Ajo ishte kjo partia e madhe e Leninit që zgjoi kombin, forca më e mira dhe më e devotshmja e tij për goditjen e botës së vjetër.
Gur i themelit në arritjen e suksesit të Revolucionit të Tetorit ishte ai që quhet revolucioni i parë rus i vitit 1905-1907. Kjo përfshiu leksionet e hidhura të 9 janarit, dëshpërimin e dëshmitarëve heroikë në barrikadat e Moskës në dhjetor, shpërthimin e mijëra luftëtarëve të lirisë, të njohur dhe të panjohur, dhe lindjen e të parës klasë punëtore sovjetike të prototipit të pushtetit sovjet.
Rënia e Carit
Fitorja e Revolucionit të Tetorit ishte i rrënjosur gjithashtu në fitoret e Revolucionit të 17 Shkurtit, fitorja e parë e revolucionit popullor në epokën imperialiste. Lenini theksonte se duke ndjekur fitoren në Shkurt revolucioni shkoi përpara me shpejtësi të pabesueshme.
Forcat drejtuese të tij ishin punëtorët dhe fshatarët, ushtarë të veshur me kapota.
Pranvera e vitit 1917 tregoi të gjithë muskujt e lëvizjes së popullit.
Gjithashtu, aty u shfaqen kufizimet e tij, kontradiktat në ndërgjegjen revolucionare të asaj kolone, të fuqisë së inercisë historike, me fundin që për një kohë klasa shfrytëzuese po largohej nga skena dhe do të merrnin epërsi frytet e fitores popullore.
Revolucioni i Shkurtit e pajisi Tetorin me armën e tij kryesore; - fuqinë organizuese në rigjallërimin e sovjetikëve. Revolucioni i Shkurtit ka qenë e para përvojë e demokracisë së prekshme, e edukimit politik të masave përmes praktikës, - një përvojë e siguruar në kushtet e ngatërruara të një dypushteti. Le të kujtojmë ditët e korrikut të vitit 1917. Ato ishin një moment i dhimbshëm, kur partia ishte detyruar të shpallte sloganin e “I gjithë pushteti tek sovjetët”. Por, aty nuk ishte zë tjetër, për shkak se sovjetët ranë në duart e revolucionarëve socialistë dhe menshevikë dhe ishin të pazotë në përballjen e kundërrevolucionit.
Dhe si, në mënyrë të ndjeshme, Lenini mbajti gishtin e tij në pulsin e revolucionit, si në mënyrë brilante, ai përcaktoi fillimin e ringjalljes së re të sovjetëve; ata ishin duke siguruar një esencë të vërtetë popullore në procesin e luftës, e cila i vuri në skenë ata që të bëhen pjesë e kryengritjes së armatosur fitimtare dhe pastaj të krijojnë politikisht pushtetin e punëtorëve dhe fshatarëve.

Vijon në numrin e ardhshëm

Materiali është shpërndarë nga agjencia ruse “TASS” në anglisht me rastin e përvjetorit të Revolucionit të Kuq
Shkrimi është botuar në “The New York Times” më 3 nëntor 1987
Titulli është redaksional
Përgatiti: Albert Gjoka

Nga fillimi i një revolucioni, në fundin e tjetrit

Duke filluar që nga ky numër, gazeta “Albania” sjell për lexuesit e saj fjalimin e plotë të ish-presidentit të fundit komunist të Bashkimit Sovjetik, i mbajtur me rastin e 70-vjetorit të Revolucionit të Tetorit. Fjalimi i tij i gjatë është botuar nga prestigjiozja amerikane “The New York Times” rreth 21 vjet më parë. Materiali është marrë prej tyre nga agjencia shtetërore e lajmeve “TASS” dhe është sjellë për lexuesit e “Times” pikërisht në momentin kur po dihaste sistemi komunist në fundin e Luftës së Ftohtë. Ky fjalim ishte një parapritë e ndryshmeve të mëdha. Prej shumë vitesh udhëheqja e Bashkimit Sovjetik, e drejtuar nga Mihail Gorbaçov, kishte çmitizuar kultin e diktatorit Stalin dhe kishte filluar një erë e re bashkëpunimi mes Lindjes dhe Perëndimit. Në këtë fjalim udhëheqësi sovjetik parashtron pikëpamjet e tij për rolin e Leninit dhe Stalinit për ngritjen e perandorisë komuniste në Bashkimin Sovjetik dhe vendet e tjera të Lindjes, deri në momentet e fundit të heqjes së perdes së hekurt mes dy botëve. Në numrin e sotëm trajtohen idetë e presidentit të Bashkimit Sovjetik për ngjizjen dhe rëndësinë që pati Revolucioni i Tetorit.

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›