E Diel, 1 Nëntor 2026

Klejdi Kadiu: “Jam kundër martesës; dashurohem me çdo vajzë të bukur”

Intervistë me balerinin e njohur shqiptar në Romë. Në një intervistë për “HermesNews”, Klejdi Kadiu flet për karrierën, ëndrrat dhe pasionet e tij. Së shpejti, “Mondadori” do të publikojë një roman që flet per jetën e balerinit shqiptar, i cili do të

Klejdi, kur e kuptuar se kishit talent për t’u bërë balerin?
Eh, dua të nënvizoj diçka në fillim. Janë ca veti natyrale që vihen re te fëmijët që kur janë të vegjël. Kush i ka më shumë e kush më pak. Pastaj, kur pranon të hysh në akademi varet shumë nga trupi, fiziku, puna që bën. Pak a shumë, pasioni është diçka personale për çdo karater; kur je i vogël nuk mendon shumë për të ardhmen. Nuk e di se çfarë do bëhesh, është diçka që mësohet me eksperiencën. Por mua më pëlqente, dhe ishte mamaja ime që më shtyu.
Sipas jush, balerini lind apo bëhet?
Balerini duhet të jetë. Ky profesion nuk vjen vetëm nga aftësitë për t’u bërë, duhet përkujdesje. Në radhë, i pari vjen talenti, pastaj dhe shumë gjëra të tjera si puna e vullneti.
Sa kohë duhet për të përgatitur një numër baleti?
Është një punë normale si gjithë të tjerat. Pesë deri gjashtë orë në ditë, ose edhe shtatë orë, varet se çfarë duhet të përgatisësh. Veprimtaria e detyrueshme për një balerin profesionist është një orë e gjysmë në ditë. Teatri ka kohë të tjera, televizioni gjithashtu, ka kohë më të shkurtra, por më të impenjuara. E zakonshmja ime është mesatarisht pesë deri në gjashtë orë në ditë.
Sa e doni profesionin tuaj?
Profesionin tim e dua dhe jam i pashkëputur. Edhe sikur ta lë unë, nuk më lë ai. Përveç dashurisë që kam për këtë profeson, ky i fundit më është kthyer në një punë, në një biznes, është normale t’i kushtoj shumë kohë. Unë jetoj me baletin.
Doni më shumë botën televizionit apo teatrin?
Janë dy kënaqësi të ndryshme. Është normale që teatri të jep më shumë kënaqësi pasi publiku vjen më i zgjedhur dhe i përgatitur. Gjithsesi, edhe televizioni është një ambjent shumë i rëndësishëm, sidomos për mua, që suksesi ka qenë i varur nga tv-ja. Falë ekranit unë kalova në teatër. Pas 12 vitesh luajta “Romeo dhe Zhujeta” në baletin e Romës.
Cilat janë tre këshillat që do t’i jepnit të rinjve që duan të hyjnë në botën e baletit?
Këshilla e parë dhe shumë shumë e rëndësishme është durimi, një faktor shumë i domosdoshëm. Për të përballuar jetën, duhet durim. Është një gjë që shkon dhe për baletin por dhe për jetën. Këshilla e dytë, duhet të të pëlqejë ajo që bën dhe jo ta bësh për hir të tv-së apo teatrit, pasi askush nuk e di nëse do të të bëhet një profesion. Është një jetë e tërë, nuk flasim për një apo dy muaj. Duhet ta duash këtë profesion, jo të thuash, dua të bëhem si Klejdi apo si një tjetër. Jam dakord që idhujt duhet të të shërbejnë si pikë referimi, por askush nuk e di sesi shkon fati i jetës. Këshilla e tretë është serioziteti. Baleti është një profesion shumë më i ashpër nga të gjitha sektorët e disiplinat. Ai të mbyll, të çon në depresion dhe të tundon të shikosh të tjerët; ndoshta sesi sillen. Është i rëndësishëm edhe edukimi që ke marrë nga shtëpia.
A ka pasur momente krizash gjatë karrierës suaj?
Me siguri kam kaluar. Nuk është një profesion që improvizohet. Është noramle që të kalosh kriza. Kush e bën këtë lloj profesioni investon jetën, kohën, lekët. Më ka ndodhur që të kem pasur periudha të tilla për një apo dy muaj, por janë faza kalimtare për të gjithë.
Cili është personi që i besoni më shumë?
Fatkeqësisht u besoj shumë njerëzve. Kjo ka qenë pika e mirë dhe e dobët e imja. Nuk përpiqem t’i njoh mirë njerëzit, por lidhem menjëherë; jam shumë implusiv, në të mirë e në te keq. Kam pasur shumë raste që u kam besuar dhe i kam lënë gjëra të rëndësishme personave dhe jam zhgënjyer pas ca kohësh.
Për të hyrë në botën e spektaklit duhet të jesh i pasur, i bukur, apo të kesh fat?
Janë që të trija katateristika që mund të shërbejnë për njëfarë kohe të shkurtër. Në të gjitha eksperiencat e mia, i bukuri, i pasuri dhe ai me fat, e kanë pasur jetën të shkurtër kur iu kanë munguar talenti, këmbëngulja dhe vullneti.
Në sa kategori do t’i ndanit njerëzit?
Ka diçka, unë e kam trajtuar armikun si mik. Të paktën me veten time kam qenë i qetë, i kënaqur. Kam qenë i qetë shpirtërisht, nuk kam pasur probleme të forta me miqtë dhe armiqtë. Është një ambjent ku të gjithë e dinë që pëlqehesh... Më kanë kritikuar për punën, janë gjëra që mund të thuhen, por gjëja më e bukur është kritika që justifikohet. Bota e spektaklit është e tillë.
A do te pozonit nudo?
E kam bërë në 2003-shin dhe ka qenë një ndër kalendarët më të famshëm në Itali, i cili u ribotua dy herë. Megjithatë, unë dua të bëj balerinin, nuk jam model.
A ndieni se iu kanë zili?
Zilia është në çdo moment e pranishme, madje edhe kur ecën në rrugë, ka njerëz që të bëjnë urime, komplimente, por ka edhe të tjerë që të shohin shtrembër. Është diçka normale, e natyrshme. Mendoj se 90 për qind e personave janë të mirë.
A keni ëndrra të parealizuara?
Profesionalisht i kam realizuar ëndrrat, madje i kam tejkaluar.
Nuk bëj plane, por gjëja e fundit që mu konfirmua është se shumë shpejt, Mondadori do të nxjerrë një libër (roman) mbi jetën time. Besoj do të dalë vitin tjetër.
Raporti me familjen, a iu ka kushtëzuar gjatë karrierës suaj?
Kam pasur një raport të ngushtë me mamin tim. I kam ngjarë, sidomos në anën menaxheriale. Mami ka qenë gjithmonë e shkathët dhe unë kam marrë prej saj. Mami është ajo që ka qenë gjithmonë me mua.
A jeni i dashuruar?
Unë dashurohem sa herë që shoh një vajzë të bukur. (buzëqesh) Në këtë moment jo, e sigurt por ka pasur raste. Është një punë shumë e vështirë pasi personi që duhet të kesh përkrah, duhet të të kuptojë ty dhe punën tënde. Je në kontakt me njerëz të ndryshëm, je gjithmonë në xhiro për të shkuar kudo që të thërrasin. Ai njeri duhet të ketë besim te ty. Është e vështirë të kesh një jetë dhe profesionale dhe private.
A iu ndodh të mendoni për martesë?
Jo. Nuk e shoh si një gjest të detyruar. Jam kundër martesës, (s’po them se jam i përparuar, secili e shikon si do) por besoj se gjëja më e bukur është të ndjehesh mirë me një njeri, nëse vijnë fëmijët, mirëse të vijnë! Martesa të “lidh”.
Çfarë iu bën të qeshni më shumë?
Shokët, kur dalim bëjmë shaka, batuta... është noramle.
Për çfarë jeni penduar në jetë?
Për asgjë. Nuk flas për pendime, pasi kam qenë jashtëzakonisht me fat. Kam pasur periudha shumë të vështira, por nuk them se jam penduar. Kanë qenë dhe janë gjëra shumë të vogla dhe s’them dot tani: “Ah, si nuk i kam berë...” Kam pasur një nuhatje të fortë dhe për diçka që s’e kam bërë, nuk jam penduar dhe kam mësuar nga gabimet e mia.
Jeni ndjerë ndonjëherë i mënjanuar deri më sot?
Jo. Vetëm jo. Kjo ka të bëjë me atë që kam thënë: sjellja e mirë me miqtë dhe armiqtë. Ështq e rëndësishme diplomacia, jo vetëm me shokët, por edhe me njerëzit që të rrethojnë. Por më pëlqen të jem dhe vetëm, i kam dhe unë këto momente të miat melankolike.
Si kalon një ditë normale për Klejdin?
Zgjimi. Mëngjesi, pastaj provat nga ora nëntë deri në 4-5 të pasdites. Jam i angazhuar me shfaqjet. Nuk është një punë zyre. Ke gjithmonë gjëra të reja për të bërë e shpikur. Ky është një privilegj.
Projekte të së ardhmes?
Me siguri vitin tjetër, do të jem te “Amici”, edicioni i pestë i tij. Do të jem dy javë në teatrin Olimpik të Romës me “Romeo dhe Zhuljeta”, pastaj kam edhe shkollën time të baletit, plus, angazhime te tjera.
Intervistoi Doriana Metollari

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›