E Shtunë, 31 Tetor 2026

Temperaturat e larta, “bum” vizitash në pavijonet e QSUT



Emanuela Sako

Shfaqen përsëri radhët e gjata pranë dyerve të spitaleve për shkak të problemeve shëndetësore që ka shkaktuar këto ditë moti i nxehtë dhe rritja e menjëhershme e temperaturave. Numri i pacientëve që shkojnë çdo ditë në QSUT ka pësuar një rritje të ndjeshme në këtë qendër spitalore, ku çdo ditë shkojnë me dhjetëra qytetarë. Por, pavijonet që presin më tepër pacientë janë ato të sëmundjes së zemrës, pediatria dhe infektivi. Mjekët thonë se moti i nxehtë shkakton probleme të mëdha kardiovaskulatre në rast të ekspozimit në diell. Më të prekurit janë të moshuarit, të cilët duhet të evitojnë qëndrimet jashtë shtëpive në orare të caktuara. Gjatë orarit të kryerjes së vizitave të EKO-s së zemrës, qëndrojnë një numër i madh pacientësh, të ulur në stola, ku presin radhë për kryerjen e vizitave. Madje një pjesë e tyre, janë në gjendje asfiksie për shkak të pritjes në radhë dhe temperaturave. Sipas një raporti të Ministrisë së Shëndetësisë, në vend vdesin çdo vit rreth 8000 pacientë, për shkaqe të ndryshme të sëmundjes së zemrës. Po kështu, një dyndje tepër të madhe ka edhe në pavijonin e infektivit, ku problemet më të mëdha janë helmimet e ushqimeve. Ndërsa, në pediatri prindërit presin për të kryer vizitë për fëmijët e tyre, të cilëve iu mbulojnë fytyrën me çember të hollë për të shmangur ndotjen e ambientit dhe marrjen e mikrobeve apo viruseve. Në pediatri, drejtohen çdo ditë rreth 30- 40 fëmijë të vegjël me probleme të shumta, sidomos ato të shkaktuara nga vapa.
Radha
Mjekët mundohen të ruajnë qetësinë, për shkak të zhurmave dhe padurimit që krijohet nga pacientët. Madje, mjeku i EKO-s së zemrës i duhet të dalë vazhdimisht jashtë dhomës së vizitave për t’i qetësuar qytetarët që shtyhen në radhë. Ndërkohë që, disave iu shtyn oraret për një ditë tjetër për shkak të numrit të madh të vizitave. Qytetarët irritohen nga shtyrjet e afateve të vizitave sepse shumica e tyre vijnë nga rrethet për të kryer një vizitë më të specializuar në QSUT. Përveç kostos së vizitës, ata duhet të mbajnë mbi shpinë dhe koston e udhëtimit apo qëndrimit në kryeqytet. Kryerja e EKO-s së zemrës kushton 600 lekë dhe ata janë të detyruar të paguajnë.
Sëmundjet
Sëmundjet që shfaqen gjatë stinës së verës janë të mëdha dhe shkak kryesor janë temperaturat. Por, një pjesë e sëmundjeve merren në rrugë të ndryshme në kontakt të përditshëm me mjedisin ushqyerjen etj. Në këto raste renditen sëmundjet e infeksioniste, të cilat merren nëpërmjet ajrit, ushqimeve që nuk mbahen në kushte të higjienike optimale. Helmimet nga ushqimet janë një ndër shkaqet kryesore që pacientët drejtohen me urgjencë pranë Infektivit.

Sa kushtojnë analizat që kryhen në QSUT

Analizat Çmimi
Gjak komplet 360
Gjak leukocid 360
Urinë komplet 240
Celula le 360
Sekreione nazale 300
Glicemia 240
Azotemia 240
Kreatinemia 240
Bilirubina 240
Fosfataza alkaline 300
CPK 300
LDH 360
Lipiogramo 900
Trigliceridi 360
Kolesteroli 240
HDL Kolesteroli 300
Elektroforeza e proteinave 600
Elektroforeza HB 600
Hemoglobinë e glukozuar 600
Uricemia 300
Elektroloitet 360
CA (total) 240
Amilaza në gjak 240
Amilaza në urinë 240

29 Maj 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›