Gjashtë rregullat për të parandaluar rrezikun e trombozave
Si t’u shpëtoni goditjeve të diellit, alergjive, infarkteve dhe diarresë. Këshillat që duhet të keni parasysh për të qenë në formë gjithë verën
Temperaturat e lartë gjatë stinës së verës bëhen shkak për shfaqjen e trombozave dhe ishemive. Për të parandaluar rrezikun e goditjeve nga dielli duhet të kihen parasysh rregullat dhe këshillat kryesore që japin mjekët. Ndërkohë që më të rrezikuarit nga temperaturat e larta janë të moshuarit, sidomos ata që kanë probleme me zemrën dhe fëmijët. Mjekët rekomandojnë të pini sa më shumë lëngje për të shmangur dehidratimin e organizmit, e për rrjedhojë, për të luftuar trombozat. Këshilla mbërrin nga kirurgët e shoqërisë italiane të kirurgjisë vaskulare dhe endovaskulare, që shpjegojnë se si me anë të djersës arrihet një përqendrim më i madh i rruazave të kuqe të gjakut dhe të trompociteve, duke shtuar rrezikun për shfaqjen e trombozave dhe ishemive te personat e predispozuar. “Patologjitë e vjetra zakonisht përkufizoheshin si ‘inspissatio sanguinis’”,- shpjegon Domenico Palombo, kirurg vaskular dhe predisent i Sicve. Sipas tij, te personat e predispozuar kjo gjendje favorizonte zhvillimin e trombozave venoze dhe arteriale. Faktorët predispozues përfaqësohen nga disa sëmundje hematologjike, si shtimi i trombociteve dhe ai i rruazave të kuqe të gjakut, për të kaluar te problemet që shfaqen me koagulimin, konjunktivitet e shkaktuar nga sëmundjet e imunitetit dhe tumorale. Në veçanti, trombozat arteriale janë më të fshehura. Janë të shumtë studimet që mbështesin rolin e “inspissatio sanguinis” në shfaqjen e këtyre trombozave. Kjo është arsyeja që gjatë kësaj periudhe të vitit kërkohet një kujdes i jashtëzakonshëm për parandalimin e këtyre problemeve. Nga analizimi i të dhënave të mbledhura nga rastet klinike të paraqitura ndër vite, ka rezultuar se ekziston një lidhje e ngushtë mes nxehtësisë dhe shtimit të numrit të rasteve me këtë patologji. Në fakt, këto tre vitet e fundit rastet me ishemi akute periferike janë hasur gjatë muajve të nxehtë të vitit, nga maji deri në shtator, duke shfaqur një rrezikshmëri më të lartë se në periudhën tjetër të vitit.
Rregullat antitrombozë
Me sloganin “Qarkullim pa pengesa” janë përpiluar gjashtë rregullat për të parandaluar rrezikun e trombozave:
Pini vazhdimisht ujë, deri në 2 litra në ditë, në mënyrë që të arrini ta bëni gjakun më fluid
Nëse djersini shumë, përdorni përbërës të kripës
Shmangni ekspozimin në diell gjatë orëve më të nxehta
Mos praktikoni aktivitete fizike intensive, sidomos nëse dielli është i nxehtë
Mos e teproni me ushqime dhe preferoni perimet, frutat dhe brumërat
Për personat e predispozuar këshillohet përdorimi i antikoagulantëve, por gjithmonë nën rekomandimin e mjekut specialist
Këshilla, për të qenë në formë gjithë verën
Vera imponon rregulla të forta edhe për linjat e trupit. Nga njëra anë joshin ushqimet kalorike, nga ana tjetër rrobat e banjës kërkojnë trup të bukur dhe të rregullt. Por si mund të realizohet diçka e tillë? Ja, rregullat që vendosin dietologët për këtë sezon të nxehtë:
Përpiquni të ruani të njëjtin racion ditor. Mund të tregoheni maniak, vetëm pas lëngjeve dhe frutave
Pini sa më shumë ujë natyral apo të gazuar. Këshillohet dhe pak limon ose mente, sipas preferencës
Përdorni sa më shumë sallata të freskëta me perimet e stinës, veçse përdorni sa më pak vaj
Në restorant, porosisni peshk ose mish me garniturë perimesh dhe në vend të makaronave merrni fruta deti
Hani sa më shumë fruta, por mos e privoni veten dhe nga akulloret
Lëvizni sa më shumë, bëni sa më shumë shëtitje, not dhe aktivitet fizik
Mos i lini pas dore lëngjet. Uji është ndihmësi më i mirë për t´i shpëtuar vapës, sepse vera është stina që than më tepër lëngjet e trupit
Pini sa më shumë edhe lëngje të tjera natyrale (qumësht, çaj, lëng supe)
Shmangni ushqimet e rënda dhe hani sa më shumë perime, sallata dhe fruta. Lajini me kujdes
Dilni sa më pak në diell mes orëve 10.00-16.00. Është mirë që të sëmurët me tension, fëmijët dhe të moshuarit të mos dalin fare jashtë në këto orare
Mbani sa më shpesh kapele dhe syze dielli
Vishni rroba të lehta dhe të pambukta, që t’ju pinë djersën
Përgatiti: Jonida Tashi
Të rejat nga shkenca
Studimi, rrushi zvogëlon rrezikun për sëmundjet kardiovaskulare
Studimi i ri spanjoll ka treguar se fibrat ushqyese të cilat janë të pranishme në rrushin e zi zvogëlojnë rrezikun për sëmundje kardiovaskulare, edhe atë shumë më tepër sesa burimet tjera të fibrave ushqyese. Në studim janë përfshirë 21 pjesëmarrës me nivele normale të kolesterolit dhe 13 pjesëmarrës me nivel të rritur të kolesterolit, të cilët kanë marrë fibra ushqyes shtesë nga rrushi. Pas 16 javësh të marrjes nga 7.5 gramë në ditë të fibrave ushqyes nga rrushi, niveli i përgjithshëm i kolesterolit dhe LDL-kolesterolit në mënyrë të dukshme është zvogëluar, edhe atë më së shumti në grupin e pjesëmarrësve në studim të cilët në fillim të studimit kishin pasur nivel të rritur të kolesterolit.
29 Maj 2008