Bashkia përfundon rikonstruksionin e rrugës “Frederik Shiroka”
Bashkia e Tiranës ka përfunduar punimet për rikonstruksionin e rrugës “Frederik Shiroka”, që përfshihet në segmentin nga rruga “Muhamet Gjollesha” deri në rrugën “Naim Frashëri”. Rruga ka qenë tejet e amortizuar me trotuare të dëmtuara, ndërsa rrjeti i kanalizimeve të ujërave të zeza paraqitej në gjendje tepër të amortizuar. Edhe rrjeti i ujësjellësit ishte tepër i amortizuar, prandaj nevojitej zëvendësimi i rrjetit të vjetër me rrjetin e ri. Vlefta e plotë e punimeve të realizuara është në shumën e 20.983.425 lekëve, ndërsa firma ndërtuese ka qenë “ALMO-Construksion” sh.p.k. Gjatë përurimit për përfundimin e punimeve ka marrë pjesë edhe kryebashkiaku Edi Rama. “Kjo rrugë është një tjetër premtim i mbajtur në rrugën e gjatë, të vështirë, por pa asnjë dyshim plotësisht të realizueshme, të mbajtjes së premtimit të madh të transformimit të Tiranës në një kryeqytet europian, në çdo cep”, - sqaroi Rama.
13 Shkurt 2008