E Diel, 1 Nëntor 2026

Bashkia, qytetarët nuk paguajnë taksat vendore



Qytetarët e Tiranës nuk “preferojnë” të paguajnë taksat vendore që i detyrohen Bashkisë së Tiranës. Sipas të dhënave për 10-mujorin e parë për pagesën e taksave vendore nga qytetarët në të 11 njësitë bashkiake rezulton se jo të gjithë qytetarët kanë bërë pagesën për taksat vendore. Njësia Bashkiake Nr.10 regjistron numrin më të vogël të qytetarëve që kanë paguar taksat vendore. Janë vetë punonjësit në njësitë bashkiake që shprehen se qytetarët nuk dëshirojnë të paguajnë taksat vendore, duke u shprehur se tarifat janë të larta. Sipas këtyre burimeve, njësitë bashkiake nuk do t’u ofrojnë shërbime atyre qytetarëve që nuk kanë kryer në kohë derdhjen e shumës. Bashkia e Tiranës ka krijuar lehtësira për qytetarët që do të paguajnë taksa, duke përdorur mënyrën e pagesës me këste. Kjo është e vlefshme si për familjarët, ashtu edhe për bizneset e vogla dhe të mëdha. Kështu, kësti i parë, sipas paketës fiskale, paguhet brenda datës 30 prill. Kësti i dytë paguhet brenda datës 31 gusht dhe i treti, brenda datës 31 dhjetor. Për çdo familje të sapokrijuar, afati i pagesës së tarifës së pastrimit do të jetë 30 ditë nga dita e regjistrimit në zyrën e gjendjes civile të njësisë bashkiake përkatëse dhe detyrimi tatimor do të llogaritet nga muaji korrent i regjistrimit të saj. Pak muaj më parë, Bashkia e Tiranës vendosi për rritjen e taksave deri në vitin 2010, ku vlera e rritjes varet nga lloji i taksës. Pak kohë më parë, Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi paketën fiskale që kryeqyteti do të përdorë deri në vitin 2010. Sipas paketës fiskale, një pjesë e taksave ekzistuese pësojnë rritje. Kjo është bërë në bazë të një politike, e cila ka për t’i ardhur në ndihmë disiplinimit të trafikut të makinave, përmirësimit të mjedisit, si dhe shërbimeve të tjera që ofron pushteti lokal. Përsa i përket pastrimit të qytetit, kjo taksë pësoi rritje. Kështu, nga 2100 lekë që ishte në vitin e kaluar, ajo u bë 3600 lekë, 4 mijë lekë në vitin 2009 dhe 5 mijë lekë të rinj në vitin 2010. Taksa e gjelbërimit ndryshoi në mënyrë progresive dhe do të vazhdojë me të njëjtin ritëm deri në vitin 2010. Kështu, ajo u bë 300 lekë gjatë këtij viti, do të bëhet 400 lekë për vitin e ardhshëm dhe 500 lekë në vitin 2010. Këto vlera janë miratuar përsa u përket familjarëve.

box
Realizimi i të ardhurave për kategorinë familjare për periudhën 10-mujore (janar-tetor)

Nr
Emërtimi Taksë ndërtese
(nga familjarët) Taksa e gjelbër
(nga familjarët) Tarifa pastrimi
(nga familjarët)
Nr.familje Lekë Nr.familje Lekë Nr.familje Lekë
1 Njësia Bashkiake 1 2480 2 573 305 3095 946 070 2756 8091840
2 Njësia Bashkiake 2 4006 3 888 433 8807 2 688 970 7661 23 184 040
3 Njësia Bashkiake 3 5702 7 786 115 7997 2 579 166 7715 22 068 149
4 Njësia Bashkiake 4 7790 7 867 736 10 290 2 882 400 9986 29 119 740
5 Njësia Bashkiake 5 5688 8 198 174 7323 2 275 877 6965 21 031 050
6 Njësia Bashkiake 6 2274 3 146 260 3682 1 107 200 3682 11 402 600
7 Njësia Bashkiake 7 1676 1 976 694 3513 1 004 200 3244 9 062 600
8 Njësia Bashkiake 8 1310 2 189 430 1978 796 100 1871 7 705 800
9 Njësia Bashkiake 9 1646 2 485 333 2219 660 100 2040 5 771 600
10 Njësia Bashkiake 10 393 557 125 399 129 700 380 945 700
11 Njësia Bashkiake 11 2826 5 719 496 4897 1 566 300 4982 15 472 850

28 Nentor 2008

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›