Miratohet plani i ri rregullues për ndryshimin e kryeqytetit
Rama prezanton planin në një pavijon publik para qytetarëve. Tri çështjet kryesore ku do të fokusohet zbatimi i planit
Jonida Tashi
Miratohet plani rregullues i kryeqytetit nga Këshilli i Rregullimit të Territorit. Dje, kryetari i Bashkisë së Tiranës ka ekspozuar në sheshin “Skënderbej” për qytetarët një pavijon publik për prezantimin e planit të ri rregullues, i cili do të jetë i hapur për të gjithë publikun kryeqytetas. Në këtë pavijon janë të ekspozuara të gjitha fazat përmes të cilave ka kaluar plani i ri rregullues i Tiranës.
Pavijoni
Pavijoni i ndërtuar enkas për publikun do t’u japë mundësi qytetarëve të shprehin opinionet e tyre, të konsultohen me detaje për planin. Ky pavijon u shfrytëzua njëkohësisht edhe për zhvillimin e mbledhjes së radhës të Këshillit të Rregullimit të Territorit të Tiranës, duke qenë se pika më e rëndësishme e rendit të ditës ishte prezantimi i planit të ri rregullues, përpara anëtarëve të KRRT-së së Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, njëkohësisht dhe kryetari i Këshillit të Rregullimit të Territorit, Edi Rama, theksoi se ky plan është fryt i një bashkëpunimi intensiv i të gjithë aktorëve dhe faktorëve institucionalë, shoqërorë e qytetarë dhe do të jetë i ekspozuar për të gjithë kryeqytetasit, që mund të shprehin opinionet e tyre. Sipas Bashkisë së Tiranës, ky është plani i parë rregullues, në periudhën e pluralizmit, i hartuar në bazë të një procesi të decentralizuar dhe gjithëpërfshirës.
Objektivi
Objektivi kryesor i planit rregullues është përcaktimi i normave dhe rregullave për të lehtësuar dhe qartësuar marrëdhëniet investitorë-pronarë trualli. Synohet të qartësohet dhe roli i pushtetit lokal si moderator i këtyre marrëdhënieve dhe jo thjesht si spektator inert i tyre. Hartimi i planit rregullues do të bazohet në marrjen në konsideratë të mendimeve dhe sugjerimeve të grupeve të interesit, por qëllimi i tij kryesor është theksimi i rolit të elementeve publikë. Tri çështjet kryesore ku do të fokusohet plani rregullues janë: dinamika urbane në kontekstin aktual socio-ekonomik, e cila paraqet një sfidë të paprecedent të përshtatjes së qytetit dhe mbi të gjitha infrastrukturës dhe sistemit të shërbimit karshi nevojave të popullsisë duke integruar rritjen aktuale dhe të vazhdueshme të saj brenda një sistemi urban efikas dhe të qëndrueshëm; sfida shtrihet përtej zhvillimit fizik, ajo fokusohet në riekuilibrimin e interesave publike e private në procesin e zhvillimit urban duke përshtatur këto role në kontekstin e një shoqërie të hapur e demokratike që bazohet në ekonominë e tregut të lirë; qëllimi kryesor është krijimi i një baze planifikimi të përshtatshëm urban, e cila do të integrojë funksione të ndryshme planifikimi të Tiranës duke orientuar dhe duke i dhënë karakter detyrues proceseve rregulluese.
28 Nentor 2008