Bashkia-qytetarëve: Mos përdorni taksitë pirate
Për t‘i dhënë fund amullisë së taksive dhe pakënaqësive të shoferëve të licencuar në kryeqytet, Bashkia e Tiranës ka nisur një sensibilizim të gjerë të qytetarëve, për të ndalur piraterinë e taksive. Ky aksion informues do të realizohet me anë të shpërndarjes së fletëpalosjeve, të cilat shpjegojnë me hollësi shenjat dhe veçoritë e automjeteve të licencuara nga bashkia.
Në mënyrë të ilustruar, Bashkia për automjetet e licencuara 4+1 paraqet shenjat dalluese që janë, targat e verdha, logo e bashkisë e stampuar, taksimetri, mbishkrimi "taksi" ose "taxi", çmime të afishuara si në pjesën e jashtme ashtu edhe nga brenda, ngjyra e verdhë dhe licenca e lëshuar nga bashkia. Për identifikimin e mjeteve 8+1, shenjat janë të njëjta, përveç ngjyrës së mjetit, e cila është e bardhë me një shirit blu dhe një të kuq. Në Tiranë operojnë mjete taksi 4+1, nga të cilat janë licencuar 500 të tilla dhe mjete 8+1, prej të cilave janë të licencuar vetëm 50 syresh.
Aksioni informues organizohet nga Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik, pranë Bashkisë së Tiranës dhe ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes dhe sensibilizimin e qytetarëve për shfrytëzimin e mjeteve të licencuara nga Bashkia e Tiranës, të cilat garantojnë transport të sigurt dhe cilësor të udhëtarëve dhe bagazheve.
Sipas përfaqësuesve të bashkisë, të gjitha këto subjekte plotësojnë kriteret e nevojshme për ushtrimin e aktivitetit, si transport të sigurt, kompetencë profesionale në drejtim, gjendje të mirë teknike të automjetit dhe identifikim të tyre, çmime transparente dhe të miratuara ligjërisht, kontribut financiar ndaj shtetit, nëpërmjet shlyerjes së detyrimeve, si dhe mundësi për ankesa, në lidhje me shërbimin e ofruar. "Të gjitha këto kritere janë të pazbatueshme nga taksitë pirate që operojnë në qytet, ndaj Bashkia e Tiranës nëpërmjet fletëpalosjes i informon qytetarët, të mos e frekuentojnë këtë lloj shërbimi", thuhet në qëndrimin zyrtar të vendorëve kryeqytetas.