PS, Balla: Festimi i PD në 1 maj, festë diktatorësh
Partia Socialiste e quan tubimin festiv të demokratëve, një ditë pas protestës së tyre, një ceremoni diktatorësh. Depueteti Taulant Balla, pas thirrjes për përkrahësit opozitarë për t’u mbledhur ne Tiranë në 30 prill, nuk kursen ironinë për festën e të djathtëve.
"Më 1 maj festojnë diktatorët, dhe protestojnë punëtorët e thjeshtë, por duhet ti kujtoj Sali Berishës se në listën e gjërave që ka për të festuar në 1 maj, të fusë dhe faktin që kilja e preshit ka vajtur 1500 lekë", thotë Taulant Balla, deputet i PS.
Deputeti socialist përserit dhe një herë që selia rozë do të marrë pjesë vetëm në seancat e te enjteve, pa ndjekur punimet e tjera të Kuvendit.
"PS do të jetë në Kuvend vetëm për një arsye, transparencën e plotë të 28 qershorit, sepse nuk mund të ketë një Parlament normal që nuk ushtron dot të drejtën e vet kushtetuese për transparencë. Dy komisione hetimore nuk pranon të ngrejë Sali Berisha, komisionin hetimor për të hetuar se si e mori pushtetin në 28 qershor, dhe komisionin hetimor që kërkon hetimin e pasurive të familjarëve të tij", tha Balla.
Elona Gjylmi