Punimet Vërmicë-Merdarë nisin në 1 maj

Qeveria e Kosovës,ka caktuar 1 Majin,datën kur e fillimit të ndërtimit të autostradës Vërmicë-Mërdarë projekt I cili do të zbatohet nga koncorsiumi i kompanive “Bechtel & Enka” . Kryeministri Hashim Thaçi,ka bërë të ditur se kjo autostradë që do të lidhë pjesën jugore me atë veriore të Kosovës , do të kushtojë rreth 700 milion.
"Qeveria e Kosovës po e bënë realitet fillimin e punimeve të autostradës Vërmicë-Prizren-Prishtinë-Mërdare... Ky projekt do të mundësoj një investim rreth 700 milion euro që do të sigurohen nga buxheti i Kosovës, nga donatorët potencial si dhe në rast nevoje nga kreditë e buta të favorshme", tha Hashim Thaçi, kryeministër i Kosovës.
Ministri i Transportit,Fatmir Limaj bën të ditur se punimet do të fillojnë në segmentin e parë dhe të dytë,nga Vërmica deri në Qafë të Dulës.
"Ne kemi arritur që kontratën me ‘Bechetl & Enka’ ta bëjmë segment pas segmenti, që nënkupton varësisht nga mundësitë tona financiare, varësisht nga mundësit tona teknike, për aq sa kemi para për aq e vazhdojmë projektin e rrugës deri në Qafë të Dulës. Pastaj, Qeveria do të marrë vendim se a do të vazhdojë në rrugën në drejtim të Carralevës, apo do të gjejë rrugë tjetër alternative", tha Fatmir Limaj, ministër i Transportit dhe Postë Telekomunikacionit.
Ministri i Ekonomisë dhe Financave,Ahmet Shala,tha se ndërtimi i kësaj autostrade,në pjesën më të madhe do të financohet nga buxheti i Kosovës. "Tani neve kemi para në buxhetin e Kosovës për të financuar pjesën më të madhe të rrugës dhe nuk kemi nevojë që të hyjmë në kredi përderisa nuk kemi nevojë detyrimisht që të futemi. Prandaj i gjithë financimi fillimisht do të bëhet nga buxheti i Kosovës", u shpreh Ahmet Shala, ministër i Ekonomisë dhe Financave.
Autostrada,sipas përfaqësuesve të Komitetit Ndërministror,duhet të përfundojë 36 muaj pas fillimirt të punimeve,ndërsa në ndërtimin e saj do të punësohen 6000 punëtorë, 4000 prej të cilëve do të jenë qytetarë të Kosovës.
Shkëlzen Osmani