E Shtunë, 31 Tetor 2026

Juventusi pret sot në Torino, Atalantën

TORINO-Juventusi do të presë sot në Torino Atalantën, pas dy humbjeve me rivalët direktë Sampdoria e Napoli. Por, pavarësisht formës së dobët, trajneri Alberto Zakeroni beson se futja në Champions është ende e arritshme. "Duhet të luftojmë deri në fund dhe arritja e vendit të katërt nuk është e pamundur, - tha "Zak". - Më erdhi mirë që lojtarët dolën të zhgënjyer nga Napoli, do shqetësohesha nëse do dilnin të kënaqur", shtoi ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›