Bashkia rrit taksat e shërbimeve publike
Në një nga takimet e fundit të administratës dhe përfaqësuesve të komunitetit dhe biznesit, Bashkia e Kukësit ka vendosur të rrisë taksat e disa shërbimeve publike si pastrimi, gjelbërimi etj. Taksat u adresohen familjeve të qytetit që kanë paguar deri tani për këto shërbime një tarifë simbolike prej 900 lekësh në vit, si dhe biznesit, i cili ka paguar deri tani shumën prej 40 mijë lekësh në vit. Këto tarifa, siç u argumentua nga teknicienët në bashki, nuk pasqyrojnë koston reale që përballon bashkia në këtë drejtim. Sipas një përllogaritjeje të realizuar nga ekipi i administratës së bashkisë, një familjeje do t‘i takonte të paguante 7000 lekë të rinj në vit për të mbuluar shpenzimet që bëhen për pastrimin dhe gjelbërimin, ndërsa një biznesi 60 apo 70 mijë lekë. Kryetari i bashkisë, Hasan Halili, tha se rritja e taksave për shërbimet ndaj qytetarëve do të bëhet gradualisht.
s.d.
s.d.