Falimenton uzina shtetërore, 100 punëtorë në protestë
Uzina e mekanikës në Patos ndodhet në prag të falimentimit dhe rreth 100 punonjësit e saj rrezikojnë të hidhen në rrugë. Punonjësit e katër reparteve të kësaj uzine kanë zhvilluar dje një protestë për të kërkuar pagat që nuk u jepen prej tre muajsh. Të gjithë punonjësit e reparteve të mekanikës, riparim shërbimit, fonderisë dhe kovaçanës janë mbledhur dje në orën 09.00 në një nga hapësirat midis reparteve. Ata kanë njoftuar administratën e ndërmarrjes, si dhe Ministrinë e Ekonomisë dhe Energjetikës për këtë protestë dyorëshe. Beshir Kalemi, përfaqësuesi i afro 100 punonjësve protestues, është shprehur për "Shqip" se që nga muaji shtator asnjë nga punonjësit e katër reparteve nuk është paguar. "Kemi hyrë në muajin e katërt që nuk jemi paguar. Kemi familje dhe kemi një jetë të tërë që punojmë në këtë sektor dhe tani na braktisin si qentë në mes të rrugës dhe pa pagë", tha Kalemi. Mes protestuesve kishte edhe tornitore me mbi 30 vjet punë në uzinë. Punonjësit kanë nënshkruar një peticion, në të cilin thonë se nëse nuk paguhen brenda dhjetë ditësh do të bllokojnë një nga akset kryesore të rrugëve kombëtare, si dhe do të futen edhe në grevë urie.
Nga ana tjetër, kryeinxhinieri i ndërmarrjes në fjalë, i cili prej afro një muaji po zëvendëson drejtorin që është emëruar në një post tjetër, thotë se shoqëria tregtare me kapitale shtetërore "Uzina mekanike Patos", prej tre vjetësh ka tregues të ardhurash mjaft negative. "Faktikisht uzina është e falimentuar prej tre vjetësh. Ne kemi prodhuar dhe kemi kryer riparime për llogari të kompanisë "Albpetrol". Kjo e fundit jo vetëm që ka paguar faturat tona, por për çdo blerje ka dhënë shuma të mëdha lekësh. Nga rakordimet e kryera del se uzina mekanike i ka kompanisë "Albpetrol" një borxh prej më shumë se 100 milionë lekësh", tha kryeinxhinieri i uzinës, Kastriot Leli.
Leli sqaroi gjithashtu se nga "Albpetrol" është njoftuar se nuk ka të ardhura për të kryer pagesat. "Tri ditë më parë munda të komunikoja me drejtorin e "Albpetrolit" dhe ai na i ka prerë shpresat përfundimisht, duke na thënë se nuk ka fond për pagat tona. Si përfundim iu drejtuam Ministrisë së Ekonomisë dhe Energjetikës dhe presim reagimin e këtij dikasteri", tha kryeinxhinieri Kastriot Leli.
M.Troka