E Shtunë, 31 Tetor 2026

Në kërkim, dëmtoi tri automjete

Policia ka shpallur në kërkim një person, i cili duke drejtuar me shpejtësi të madhe një automjet tip "Jaguar", ka dëmtuar në aksin rrugor Tiran-Kamzë tri automjete të tjera. Ngjarja ndodhi pasditen e së mërkurës. Një shtetas, ende i paidentifikuar, duke drejtuar me shpejtësi tej normave të lejuara mjetin "Jaguar" me targë PDB80743, është përplasur me mjetin "Skoda Oktavia" TR 92-23 S, të parkuar në sheshpushimin e rrugës dytësore dhe rreth 30 metra më poshtë, përplaset me kangjellat metalike të murit rrethues dhe me dy mjete të tjera "Audi-3" dhe "Audi-5", të cilat i ka dëmtuar pjesërisht dhe është larguar. Në vendngjarje u bllokua mjeti "Jaguar".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›