E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëtohen 4 shqiptarët e bllokuar në mal

I është dhënë fund ankthit për gjetjen e katër shqiptarëve të zhdukur në malet e Follorinës. Lajmi u publikua nga oficeri i kontaktit pranë ambasadës shqiptare në Athinë, Andi Likaj, i cili u është bashkuar operacioneve të policisë greke për gjetjen e tyre. Sipas zotit Likaj, ambasada shqiptare është njoftuar prej organeve greke të rendit dhe në bashkëpunim edhe me forcat shqiptare të ruajtjes së kufirit kanë filluar kërkimin për gjetjen e tyre në dy anët e kufirit. Emrat e shqiptarëve të shpëtuar janë: Idriz Shehu, 20 vjeç, Ismet Kaçi, 25 vjeç, Dritan Kaçi, 32 vjeç dhe Yzmi Deda, 50, që të gjithë nga Dibra. Aktualisht ata ndodhen në spitalin e Kosturit dhe po ekzaminohen nga mjekët. Sipas oficerit Likaj, katër emigrantët shqiptarë do të dërgohen në Shqipëri paraditen e së premtes.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›