Bashkia, rriten taksat e pastrimit për familjet
• Rriten taksat e pastrimit për familjarët dhe kategoritë e tjera. Sakaq i ndizet drita jeshile Bashkisë së Tiranës për të realizuar investimet e premtuara dhe planifikuara për vitin 2008.Zirina LlambroKëshilli bashkiak me disa ndryshime të vogla e pa debate të ashpra, ka kaluar dje paketën fiskale dhe buxhetin e Bashkisë së Tiranës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, nuk ishte prezent në mbledhje, edhe pse paketa fiskale dhe buxheti janë vendimet kryesore për menaxhimin e qytetit, për të cilat votohet ose jo edhe kreu i Bashkisë. Kështu, për pastrimin e Tiranës çdo familje do të paguajë tarifën prej 3000 lekësh në vit, nga 2100 lekë që ishte vitin e shkuar. Veç kësaj është dyfishuar edhe taksa gjelbër, e cila tashmë është 400 lekë. Ndryshe nga ç’ishte kërkuar fillimisht nga bashkia, tarifa e pastrimit nuk do të paguhet me tre këste, por me dy të tilla nga qytetarët. Është pranuar si më efektiv varianti i propozuar nga anëtarët e djathtë të këshillit si dhe nga njësitë vendore. Kësti i parë i kësaj tarife do të paguhet nga familjarët brenda datës 31 gusht të këtij viti, ndërsa kësti i dytë brenda datës 31 dhjetor. “Për çdo familje të krijuar rishtazi, afati i pagesës së tarifës së pastrimit do të jetë 30 ditë nga dita e regjistrimit të saj në zyrën e gjendjes civile të njësisë bashkiake përkatëse”, thuhet në vendim. Për kategorinë “Biznesi”, detyrimi përkatës paguhet brenda datës 20 prill. “Nëse subjekti taksapagues pushon veprimtarinë gjatë vitit, detyrimi tatimor llogaritet duke shumëzuar taksën për vitin e plotë kalendarik me numrin e muajve të plotë, gjatë të cilëve veprimtaria është kryer”, sqarohet në vendim. Nga tarifa e pastrimit përjashtohen një sërë kategorish. Atë nuk do ta paguajnë veteranët, invalidët, të verbrit, paraplegjikët e tetraplegjikët. Ndërsa pensionistët kryefamiljarë do taksohen në mënyrë të pjesshme, duke dhënë në vit vetëm 1000 lekë. Qytetarët duhet ta paguajnë këtë taksë pranë njësive vendore. Taksat e tjeraTaksa e banesës do të mbetet e njëjtë. Për këtë lloj takse parashikohen lehtësira tatimore. Kështu për kategoritë “Ndërtesa banimi” dhe “Ndërtesa të tjera” është vendosur reduktimi me 10% i vlerës së detyrimit, nëse paguhet brenda datës 30 prill për të parën dhe 20 prill për të dytën. Agjentë tatimorë do të jenë njësitë bashkiake. E njëjtë me vitin që shkoi do të jetë edhe taksa “Për biznesin e vogël”, e cila mbahet e reduktuar në masën 30% vetëm për kategorinë e prodhuesve si mjet stimulues për nxitjen e këtyre bizneseve, duke i lehtësuar nga efektet negative me të cilat përballen aktualisht. Kanë ndryshuar gjithashtu edhe tarifat për fëmijët që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet shtetërore. Kështu tarifa për ushqimin në çerdhe do të jetë 130 nga 85 lekë për ditë qëndrimi në vitin 2007, ndërsa në kopsht 160 lekë për ditë qëndrimi nga 110 lekë. Nga studimi i bërë nga qendra ekonomike, rezulton se kostoja e një dite në kopsht e një fëmije është 413 lekë, ndërsa në çerdhe është 470 lekë. Mbi 73% e kësaj takse mbulohet nga bashkia. Në Tiranë janë rreth 4300 fëmijë në kopshte dhe 400 në çerdhe, të cilët janë të përjashtuar nga tarifat, pasi u përkasin kategorive në nevojë.Debati në Këshill për tarifën e pastrimitFlorion Mima (anëtar i PD)Bashkia nuk e mbulon shërbimin për pastrimin e qytetit të Tiranës. Ajo kontrakton firma private për të. Ky diskutim për rritjen e tarifës së pastrimit do të kishte sens nëse do ta mbulonte vetë shërbimin dhe do të nxirrte një kosto për të.Albana Dhimitri (nënkryetarja e bashkisë)Bashkia përcakton standardet e këtij shërbimi ashtu si edhe koston. Më pas kontrakton firmën private për të ofruar këtë shërbim, por koston bashkia e nxjerr përpara se ta bëjë këtë. Momentalisht ofrimi i shërbimit nga privati është parë si alternativa më e mirë. Në një të ardhme mund ta mbulojë vetë me anë të ndërmarrjeve.Petrit Vargu (anëtar i LSI) Ju quani pastrim të qytetit vetëm pastrimin e rrugëve që është 1 e 20 e pastrimit total. Është e vërtetë që tarifa e pastrimit është shumë e ulët, por vendet e tjera me anë të kësaj tarife mbulojnë pastrimin që nga mbledhja e mbeturinave e deri te riciklimi i tyre. Kështu përpara se të mendohet për rritje të taksave, është me vend që të shihet edhe kjo çështje. Gjithsesi ne japim votën pro rritjes së tarifës.Taksë për makinat që hyjnë në TiranëTë gjitha automjetet e tonazhit të rëndë që do të hyjnë në Tiranë nëpërmjet rrugëve kryesore, si rruga e Elbasanit, Kombinati apo do të kalojnë në të tilla si rruga e Kavajës dhe ajo që të çon për në Dajt, do të paguajnë tarifën 100 lekë. “Tarifa për mirëmbajtjen e rrugëve” është më e reja që u shtohet drejtuesve të automjeteve. Në këto akse do të vendosen pika kontrolli të pajisura me barriera, sisteme pagese manuale dhe automatike. Sipas Bashkisë së Tiranës, e cila ka propozuar futjen e kësaj tarife të re, janë pikërisht mjetet e tonazhit të rëndë ato që dëmtojnë më shumë infrastrukturën rrugore të kryeqytetit për të cilën duhet të paguajnë edhe koston. Parashikohet që të ardhurat nga kjo tarifë në vit të jenë në masën 185.2 milionë lekë. Sipas Bashkisë së Tiranës, fondet e akorduara nga buxheti i shtetit për mirëmbajtjen e rrugëve janë të pamjaftueshme dhe tarifa e re do t’i japë “dorë” për më shumë investime në to. “Bashkia është e detyruar të aplikojë shërbime shtesë për shkak të dëmtimit të disa prej rrugëve kryesore. Kategoria e mjeteve të rënda duhet të përfshihet në një sistem pagese për të bërë të mundur përballimin e këtyre shërbimeve”, thuhet në relacionin e bashkisë, e që argumenton futjen e tarifës së re. Tarifën për mirëmbajtjen e rrugëve qytetase do ta paguajnë autoveturat 8+1. Automjetet për transport të përzierë, autobusët, përveç atyre të shërbimit qytetas, kamionët, tërheqësit, automjetet për transport të veçantë dhe të gjitha makinat e ngarkim transportit (betonierët, autovinçat e pompat e betonit.100 lekë do të paguajnë të gjitha automjetet e tonazhit të rëndë që hyjnë në disa prej rrugëve kryesore të qytetit. Në to do të vendosen pika kontrolli dhe barriera për kryerjen e pagesave.300 lekë në vit është tarifa e re që do ta paguajnë qytetarët për pastrimin e kryeqytetit. Vendimi u mor dje nga këshilli bashkiak. Rritja e kësaj tarifa, sipas bashkisë, do të mundësojë rritje të cilësisë së pastrimit.210 lekë ishte tarifa e pastrimit për 2007. Ajo paguhet nga familjarët dhe kategoritë e tjera njëherë në vit. Prej kësaj tarife përjashtohen veteranët, invalidët, të verbrit. Nga familjarët detyrimi paguhet në dy këste.400 lekë do të jetë këtë vit taksa e gjelbërimit. Këshilli bashkiak vendosi dje dyfishimin e kësaj takse. Ndërkohë që janë rritur edhe tarifat për fëmijët që frekuentojnë kopshtet dhe çerdhet shtetërore.Ulet tarifa për taksitëTaksitë e licencuara të tipit 4+1 do të paguajnë 20 lekë në orë tarifën për parkimin. Kjo, pasi kjo kategori ka një aktivitet të kontrolluar dhe diktuar nga Bashkia e Tiranës, e cila për t’u krijuar lehtësira ka rivendosur nivelin e kësaj tarife vetëm për këto mjete në nivelin e miratuar më parë nga këshilli bashkiak. Kështu për subjektet që kërkojnë parkim të rezervuar pranë institucioneve të tyre publike ose private, tarifa përllogaritet duke shumëzuar vlerën sipas zonës së parkimit me koeficientin 0.7 për rezervimin 12-mujor.