Pasardhësja në Apel nxjerr abuzimet e Gjinovefa Gabës
• Kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës, Alma Liçaj, hodhi dritë mbi abuzimet dhe mangë-sitë në punën e paraardhëses së saj Gjinovefa Gaba.QEMAL BIRAKU/ VLOREAjo akuzoi ish-kryetaren e shkarkuar nga detyra pak kohë më parë, se në institucionin e drejtuar nga Gjinovefa Gaba, veç mangësive dhe shkeljeve të tjera janë marrë vendime të dyshimta gjyqësore, madje në disa raste edhe vendime të padrejta. Drejtuesja aktuale e Apelit të Vlorës ishte e pranishme në analizën vjetore të punës për 2007-ën. Në prani të ministrit të Drejtësisë, Alibeaj dhe të nënkryetarit të KLD-së Spahiu, drejtuesja aktuale pranoi se Gjykata e Apelit të Vlorës nuk ka qenë në nivelin e duhur gjatë vitit të kaluar. Titullarja aktuale e Apelit të Vlorës bëri një autokritikë për mangësitë e vërejtura deri pak kohë më parë në institucionin e drejtuar prej saj. Liçaj pranoi gjatë analizës së saj për punën e bërë gjatë vitit 2007, se vendimet e marra nga Gjykata e Apelit të Vlorës, e drejtuar deri pak kohë më parë nga Gjinovefa Gaba nuk kanë qenë në nivelin e kërkuar. Akuzat ndaj GabësJanë konstatuar vendime gjyqësore me mangësi në arsyetim, si dhe mosdhënie përgjigjeje për të gjitha ankesat e palëve që kanë bërë ankimimet. “Në vendimet e dhëna nga Gjykata e Apelit të Vlorës, vihet re mosdhënia e një arsyetimi bindës për kundërshtimin e vendimit të dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë”, është shprehur kryetarja aktuale e Apelit të Vlorës. Sipas saj, në këtë institucion gjatë vitit të kaluar ka pasur vonesa në përgatitjen e dosjeve dhe shtyrje e zvarritje të pajustifikueshme në gjykime, duke sjellë kështu zvarritje të tejzgjatura në proceset e gjykimit të çështjeve që kanë mbërritur në Gjykatën e Apelit. Gjatë analizës së djeshme, kryetarja e Apelit të Vlorës nënvizoi më tej se gjatë vitit të kaluar në këtë institucion kanë ndodhur shtyrje të pamotivuara të seancave gjyqësore dhe sipas kryetares Alma Liçaj, përgjegjësia për këtë bie personalisht mbi çdo gjyqtar. “Prezantohet një disiplinë e ulët në punë në Gjykatën e Apelit të Vlorës, si dhe vendime të dyshimta e ndonjëherë edhe të padrejta”, ka akuzuar kryetarja e Gjykatës së Apelit të Vlorës në analizën e saj. Sipas saj, “është skandaloze ajo që ka ndodhur, që nga momenti i regjistrimit në gjykatë, një dosje të rrijë gjashtë deri në shtatë muaj e më tej të fillojë gjykimi”. Sipas analizës së punës për Gjykatën e Apelit të Vlorës, probleme të shumta janë vërejtur në hedhjen e shorteve në këtë institucion. Një procedurë e tillë është kryer pa u bazuar në aktet ligjore, si dhe pa transparencë në vendimmarrje dhe në procedurat e ndjekura.Abuzimet në ApelDrejtuesja aktuale e Gjykatës së Apelit të Vlorës në fakt vetëm sa ka vijuar më tej me evidentimin e problemeve të këtij institucioni. Pak kohë më parë inspektorët e Ministrisë së Drejtësisë përfunduan një kontroll në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Kontrolli zbuloi shkelje dhe mangësi të shumta në punën e bërë nga institucioni, i drejtuar deri pak kohë më parë prej Gjinovefa Gabës. Për këtë shkak, me propozim të ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Lartë i Drejtësisë votoi unanimisht shkarkimin e Gabës nga detyra. Para se Ministria e Drejtësisë të ushtronte kontroll në Gjykatën e Apelit të Vlorës, ka qenë edhe një raport i OSBE-së për gjykatat e Apelit, i botuar në vitin 2007, që artikuloi kritika të ashpra në adresë të Gjykatës së Shkallës së Dytë në Vlorë. Problematika e gjetur ka qenë thuajse e njëjtë me akuzat e bëra dje nga pasardhësja e Gjinovefa Gabës. Raporti i OSBE-së citonte se, Shkalla e Dytë nuk kishte shqyrtuar dhe analizuar me objektivitet dhe sipas ligjit të dhënat dhe provat e dosjeve, si dhe shkaqet e ankimimit në Apel të vendimeve, që ishin dhënë më parë nga Gjykata e Shkallës së Parë. 9 ANETAREtë Këshillit të Lartë të Drejtësisë votuan pak javë më parë pro shkarkimit të Gjinovefa Gabës nga detyra e kryetares së Gjykatës së Apelit të Vlorës, pas shkeljeve të zbuluara nga Ministria e Drejtësisë