Gjyqtarët ankohen për fondet
• VLORE – Drejtuesit e Gjykatave të Fierit, Vlorës, Beratit dhe Lushnjës, por edhe gjyqtarë të thjeshtë, të cilët ishin dje të pranishëm në analizën e punës për vitin 2007, kërkuan më shumë mbështetje financiare nga institucionet qendrore.Gjyqtarët gjatë diskutimeve të tyre janë ankuar se për vitin e kaluar shpeshherë në veprimtarinë e tyre janë ndeshur me vështirësi të shkaktuara prej buxhetit financiar të pamjaftueshëm të akorduar për institucionet e tyre. Çështja e buxhetit të gjykatave në fakt konsiderohet si një nga elementët kryesorë të pavarësisë së gjyqësorit. Përcaktimi i buxhetit të gjykatave nga Ministria e Drejtësisë, shikohet prej gjyqtarëve si një mundësi që dikasteri i drejtësisë gëzon për të ndikuar qoftë edhe indirekt në pavarësinë e këtyre institucioneve të drejtësisë.