E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjyqtarët e Apelit të Vlorës u gjetën me shkelje, në 15 vendime

• TIRANE – Gjinovefa Gaba, ish-kryetarja e Apelit të Vlorës dhe dy ish-vartësit e saj, Vasil Hanxhari dhe Sokol Ngresi, u shkarkuannjëri pas tjetrit pak ditë më parë nga KLD-ja, pasi u gjetën me shkelje të shumta që kishin kryer gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit nga qershori 2004 deri në qershor të vitit të kaluar kur inspektorët e Këshillit kontrolluan dosjet e gjykuara prej tyre. Inspektorët gjetën si shkelje një vendim të firmosur nga tre gjyqtarët e shkarkuar, që mbante sipër një datë në të cilën ata ndodheshin në Maqedoni. Ndërkohë më vonë këta kanë firmosur një tjetër vendim, që përkonte me një ditë të shtunë, që zyrtarisht ishte pushim për gjykatën. Në konkluzionet e paraqitura ministrit të Drejtësisë, të cilit iu sugjerua kërkesa për shkarkimin e tre gjyqtarëve nga inspektorët, pretendohej për gjetjen e 15 shkeljeve në vendimet e gjykuara nga Gaba, ndërkohë një pjesë e mirë e shkeljeve të saj ishin parashkruar pasi kishte kaluar afati i kontrollit. Ndërsa dy vartësit e saj kishin më pak shkelje. Në javët në vazhdim pritet që të procedohet edhe me shkarkimin e tre gjyqtarëve të tjerë të kësaj gjykate, Meme Rexho, Iliba Bezati dhe Alaudin Malaj, ky i fundit është transferuar në kryeqytet. Mbledhja më e afërt e KLD-së, ku do procedohet për shkarkimin e gjyqtares Rexho pritet të jetë fundjavën e ardhshme.                               fa.ma.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›